VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'LISTA SERBE' SHPËRFILL MARRËVESHJEN E BËRË ME ISËN DHE HASHIMIN - ËSHTË KUNDËR FAK-ut

E Enjte, 12.18.2014, 04:14pm (GMT1)


Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës Aleksandër Jablanoviq ka deklaruar se do të ndryshojë strategjinë e për kthimin e të shpërngulurve në Kosovë.

Ai ka tërhequr vëmendjen se për këtë qëllim pothuaj nuk ka mjete në buxhet dhe se në vitin e ardhshëm ka rrezik që të pamundësohet kthimi.

"Do ta ndryshojmë strategjinë për kthim. Kjo do të thotë personat e shpërngulur që në ndërkohë kanë krijuar ndonjë pasuri të patundshme në Serbi, mund të marrin statusin e të kthyerit që nuk ka qenë rast deri më tash", ka thënë Jablanoviq.

Ai ka deklaruar se tashmë 2 mijë familje serbe janë të gatshme për t'u kthyer në Kosovë.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, jablanoviq ka theksuar se nuk sheh nevojë dhe as mundësi që Kosova, si ka thënë, "të shpenzojë miliona euro mjete për formimin e një ushtrie të re në rajon e cila mund të shkaktojë vetëm shtimin e armatave që tashmë ekzistojnë në rajon, përkatësisht shtimin e kapaciteteve të tyre", transmeton B92, përcjell Koha.net.

Jablanoviq ka shtuar se lista "Srpska" për këtë temë do të dëgjojë argumentet e partnerëve të vet të koalicionit PDK-në dhe LDK-në, por ka theksuar se qëndrimi i Srpska- do të varet nga qëndrimi i Serbisë, e para së gjithash nga qëndrimi i Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

I pyetur nëse do të respektojë simbolet e shtetit të Kosovës, Jablanoviq është përgjigjur se" dihen detyrat dhe obligimet e personit që kryen detyrat e ministrit në Qeverinë e Kosovës".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.