VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIALLOGU - THAÇI IA CAKTON MUSTAFËS TAKIMIN ME VUÇIQIN TEK MOGHERINI NË JANAR

E Premte, 12.19.2014, 09:41am (GMT1)

  
Bashkimi Evropian nëpërmjet përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe komisionerit për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, ka porositur edhe një herë autoritetet e Kosovës se nga to pret vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgatitje për zbatimin e Marrëveshjes së ardhshme të Stabilizim-Asociimit.

Këto porosi janë dhënë pas takimeve që këta dy zyrtarë të BE-së kanë pasur në Bruksel të enjten me zëvendëskryeministrin e Kosovës njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, shkruan sot Koha Ditore.

Mogherini dhe Hahn kanë bërë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian duke paralajmëruar se që në janar Mgherini synon t'i thërrasë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.

Edhe ministri i Jashtëm, Thaçi, ka paralajmëruar se dialogu në nivelin e lartë do të rifillojë në pjesën e dytë të muajt janar.

Pas takimit me Thaçin komisioneri Hahn ka thënë se Kosova ka një varg detyrash e që kryesisht lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe me dialogun për liberalizimin e vizave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.