VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SURPRIZA E ARVIZUSË PËR SHQIPTARËT - VIZAT PËR NË SHBA BËHEN 3 VJEÇARE

E Premte, 12.19.2014, 10:31am (GMT1)


Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kishte paralajmëruar një njoftim të rëndësishëm.

Shumica prisnin që ai të njoftonte liberalizimin e vizave. Por, nuk është kjo.

Arvizu ka thënë se lajmi i mirë është fakti se, kush kualifikohet për të marrë vizë për në SHBA, do ta ketë atë për tre vite.

"Ata që kualifikohen për të marrë vizë për në SHBA, duke nisur nga nesër, do kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet. Pra, viza e marrë është tri vjeçare", ka thënë Arvizu.

Ai ka thënë se më pas këto viza mund të kenë vlerë 5-vjeçare. Ndërsa për liberalizimin e tyre, Arvizu ka thënë se duhet shumë punë. Në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh.

Në SHBA mund të shkojnë pa viza shtetasit e vetëm 35 vendeve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.