E Premte, 04.19.2024, 06:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GAZIFIKIMI I SHQIPËRISË - MARRËVESHJE ME AZERBAJXHANIN

E Premte, 12.19.2014, 07:25pm (GMT+1)



Shqipëria dhe Azerbajxhani nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e një rrjeti gazi në të gjithë vendin. Marrëveshja parashikon që kompania shtetërore azere e naftës dhe gazit SOCAR, në bashkëpunim me Gazsjellësin e Trans-Adriatikut AG dhe kompani të tjera, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të Master Planit të Gazit pwr Shqipwrinw.

Ministri azer i energjisë, Natig Aliyev tha se ky hap është vazhdim i projektit për korridorin jugor të gazit, i cili me gjithë infrastrukturën anësore kushton më shumë se 45 miliardë dollarë amerikanë. Sipas tij, projekti Transatlantik Pipeline është një nga elementet e korridorit jugor të gazit. Rreth 16 linja gazi nga Azerbajxhani do të kalojnë nga Turqia, Greqia, Shqippëria dhe Italia, tha zoti Aliev. Në këtë mënyrë do të furnizohen me energji të sigurtë vendet e Europës juglindore.

"Qëllimi ynë - tha ministri azer i energjisë - nuk është vetëm të sjellim gaz në Europë por edhe të zhvillojmë gazifikimin e Shqipërisë. Këtë punë do ta kryejnë kompanitë e naftës së Azerbajxhanit, të cilat kanë përvojë të madhe në gazifikimin e vendit të tyre dhe të tjera si Gjeorgjia, Turqia. Kompania kombëtare e gazit në Azerbajxhan Socar ka përvojë të gjatë po përgatit një masterplan për gazifikimin e Shqipërisë".

Sipas marrëveshjes së sotme, brenda një muaji ne fillojmë përgatitjet për zbatimin e këtij masterplani për gazifikimin e Shqipërisë. Kompani të tjera janë duke përgatitur projekte të tjera për stacione gazi në portet e Shqipërisë, ndërtimin e stacioneve dhe depozitave të tjera të gazit. Ky është vetëm fillimi dhe pas dy vjestëh do të jetë kryer një punë e jashtëzakonshme me gazin në bashkëpunim me kolegët shqiptarë.

Nga ana tjetër, në ndërtimin e projektit Transatlentik pipeline TAP pritet të përfshihen në segmente të ndryshme edhe kompani shqiptare në sektorë të terrenit të Shqipërisë. Ndërkohë, Azerjbajxhani do të investojë në Shqipëri edhe për ndërtimin e indsutrisë rafinuese të naftës dhe gazit. Ekspertët zbuluan se midis dy vendeve ka shumë mundësi bashkëpunimi në të gjitha fushat e energjisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës, RAMUSH HARADINAJ - ASKUSH NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR GJENDJEN NË KOSOVËHaradinaj - Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike (12.19.2014)
Radio Evropa e Lirë, ISA MUSTAFA - NUK NA DUHET DIALOGU ME SERBINË, NËSE NUK JEP REZULTAT KONKRET (Intervistë)Mustafa - Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë (12.19.2014)
SURPRIZA E ARVIZUSË PËR SHQIPTARËT - VIZAT PËR NË SHBA BËHEN 3 VJEÇARE (12.19.2014)
RRUGA E ARBRIT E SHKURTON LARGËSINË MES TIRANËS E SHKUPIT ME 100 KILOMETRA (12.19.2014)
DIALLOGU - THAÇI IA CAKTON MUSTAFËS TAKIMIN ME VUÇIQIN TEK MOGHERINI NË JANAR (12.19.2014)
PAS DYNDJES SË SHQIPTARËVE NË PORTIN E VLORËS, REAGON  AMBASADA GJERMANE - NUK KA AZIL PËR EMIGRANTË EKONOMIKË (12.19.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH I KËRKON KUVENDIT TË KOSOVËS - THEMELOJE GJYKATËN SPECIALE, TË CILËN E KËRKON DREJTËSIA PËR KRIMET E PASLUFTËS (12.19.2014)
SHQIPËRIA DHE TURQIA - MIQËSI PA KUFI DHE TREGTI PA KUFI (12.18.2014)
JAHJAGA - QYTETARËT PO IKIN, NE KEMI PËRGJEGJËSI (12.18.2014)
'LISTA SERBE' SHPËRFILL MARRËVESHJEN E BËRË ME ISËN DHE HASHIMIN - ËSHTË KUNDËR FAK-ut (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]