VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE MEDIAT AMERIKANE RAPORTOJNË PËR IKJEN MASIVE TË KOSOVARËVE
Ata tani përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari

E Shtunë, 12.20.2014, 09:09am (GMT1)

 
Njoftimet mbi azilkërkuesit e shumtë nga Kosova që po mësyjnë vendet perëndimore i ka shënuar edhe media amerikane, duke nënvizuar se ata tani përbënin numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari. Kanali televiziv amerikan FoxNews njoftonte, duke cituar një raport nga agjencia amerikane Associated Press për rrugët e reja të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, që kalojnë përmes Hungarisë, emigrantë që vijnë si nga vende të largëta si Afganistani dhe Siria, por edhe ato nga afër nga Kosova dhe Shqipëria. Mijëra emigrantë në javë kalojnë në Hungari duke kërkuar azil, që e ka kthyer këtë vend në një vend transit drejt BE-së.

Sipas raportit, këtë vit në Hungari kishin kërkuar azil 35.000 veta, që është pothuajse dyfish më shumë se më 2013 kur ishin 18.900. Muajve të fundit fluksi i azilantëve ishte disafishuar nga 683 kërkesa për azil sa ishin në mars, në nëntor ky numër ishte rritur 9,125 ndërsa parashihej që në dhjetor të arrinte në 12.500. Rreth gjysma e këtyre kërkesave për azil janë emigrantë nga Kosova, thuhet në këtë raport. Pas kosovarëve numrin më të madh e përbëjnë emigrantët nga Afganistani, 7,400 dhe nga Siria, 6,600, përcjell televizioni publik.

Kosovarët, sipas raportit, udhëtojnë me autobus për në Suboticë në veri të Serbisë dhe pastaj përmes GPS në telefonat personal bëjnë një udhëtim tri-orësh për në Hungari. Kosovarët thuhet se qëllim kanë Gjermaninë dhe vendet e tjera perëndimore ndërsa arsyet kryesore të emigrimit të tyre janë sociale.

Fshati Asotthalom pret që në prag të Krishtlindjeve do të ketë një numër të madh të emigrantëve. Një nga azilkërkuesit nga Kosova u kishte thënë autoriteteve lokale se i "˜tërë fshati prej 2,500-3,000 banorëve ishin në përgatitje në niseshin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.