E Enjte, 03.28.2024, 10:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOMANDANTI I FORCAVE SPECIALE DEMIRAJ - KODHELI MË SHKARKOI PËR ARSYE ABSURDE

E Shtunë, 12.20.2014, 03:05pm (GMT+1)



TIRANE - Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si "babai", udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve "Eagle" (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Ky është kolonel Dritan Demiraj, "Nderi i Kombit" me dekoratë presidenciale, por I papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontribut. Çfarë ka ndodhur? Kolonel Demiraj e rrëfen vetë në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama"...

Kolonel, cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?

Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se "jeni larguar jashtë shtetit pa leje".
A jeni larguar pa leje jashtë shtetit?
Jo, jo absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, janë baza kryesore që normalizojnë jetën suhatrake, që e bëjnë atë të funksionojë.

A keni prova se keni marrë leje?
Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit, kam marrë leje te zëvëndësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe te Komandanti i Doktrinës.
Është leje gojore, apo me shkrim?
Me shkrim, patjetër që me shkrim.
Nëse keni marrë leje me shkrim dhe sic deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret , atëhere si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?
Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel.
Kur kanë ndodhur këto përplasje?
Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. Si janë procedurat për të tilla raste?
Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë cështje, përvec vlerësimeve ekselence. Kjo nuk është hera e parë. Unë do të vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve që qëndrojnë në dispozicion.
A do ta pranoni lirimin?
Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj ti shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - SBASHK NË PRAG TË GREVËS SË PËRGJITHSHME (12.20.2014)
ADRIATIK KELMENDI - KOALICIONET E KOMPROMISEVE KOSOVË-SERBI (12.20.2014)
THAÇI NUK I KA VOTAT E MJAFTUESHME PËR PRESIDENT (12.20.2014)
EDHE MEDIAT AMERIKANE RAPORTOJNË PËR IKJEN MASIVE TË KOSOVARËVEAta tani përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari (12.20.2014)
GRUPI 'DRENICA' LIROHET ME KUSHT - SAMI LUSHTAKU JEP 50 MIJË EURO (12.19.2014)
GAZIFIKIMI I SHQIPËRISË - MARRËVESHJE ME AZERBAJXHANIN (12.19.2014)
Zëri i Amerikës, RAMUSH HARADINAJ - ASKUSH NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR GJENDJEN NË KOSOVËHaradinaj - Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike (12.19.2014)
Radio Evropa e Lirë, ISA MUSTAFA - NUK NA DUHET DIALOGU ME SERBINË, NËSE NUK JEP REZULTAT KONKRET (Intervistë)Mustafa - Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë (12.19.2014)
SURPRIZA E ARVIZUSË PËR SHQIPTARËT - VIZAT PËR NË SHBA BËHEN 3 VJEÇARE (12.19.2014)
RRUGA E ARBRIT E SHKURTON LARGËSINË MES TIRANËS E SHKUPIT ME 100 KILOMETRA (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]