E Martë, 03.19.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NGËRÇI PËR GUVERNATORIN E BANKËS - DREJT ZGJIDHJES
Këshilli Mbikqyrës i Bankës propozon për anëtar të tijin Gent Sejkon, kandidaturë e presidentit për postin e guvernatorit, vendim që ndihmon ndaj pengesës ligjore

E Shtunë, 12.20.2014, 05:23pm (GMT+1)




Në Shqipëri, duket se është kapërcyer ngërci ligjor lidhur me propozimin e presidentit Nishani për emërimin e zotit Gent Sejko në postin e guvernatorit. Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore njoftoi sot se i ka propozuar parlamentit që zoti Sejko të zgjidhet anëtar i këtij Këshilli.

Këshilli Mbikqyrës ka shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për të propozuar një anëtar të tij, menjëherë pasi parlamenti miratoi dorëheqjen e zotit Ardian Civici ditën e enjte. Kjo lëvizje, sic saktësohet dhe në deklaratën e Këshillit, është ndërmarrë "me vullnetin për të kontribuar në një zgjidhje të pengesës ligjore të krijuar në lidhje me procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë".

Ligji i Bankës parashikon që guvernatori duhet të zgjidhet nga anëtarët e Këshillit mbikqyrës. Këtij moment i kishte mëshuar me forcë edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Brace, ndërsa i kërkoi interpretim Komisionit të Ligjeve për rrugën e zgjedhur nga kreu i Shtetit. Presidenti Nishani këmbënguli që në fillim në një shpjegim të ndryshëm të procedurës për përzgjedhjen e guvernatorit. Por për shumicën ngjan të ketë qenë e pamundur të anashkalohej përcaktimi i Ligjit të Bankës për këtë rast. Dhe mesa duket përplasja është evituar pikërisht nga propozimi tanimë i Këshillit, i cili është qartazi një zgjidhje kompromisi.

Edhe në deklaratën e tij Këshilli nënvizon se e mori këtë hap "duke vlerësuar frymën e konsensusit dhe të bashkëpunimit të krijuar ndërmjet institucioneve kushtetuese të përfshira në procesin e emërimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave si dhe tre forcave kryesore politike parlamentare në vend, nga shumica qeverisëse dhe nga opozita, siç është konfirmuar edhe nga takimet e anëtarëve të Këshillit me titullarët e këtyre institucioneve".

Këshilli ka zhvilluar dje dhe një seancë dëgjimore me zotin Sejko pas së cilës, sipas deklaratës, "të gjithë anëtarët vlerësuan se kandidatura përmbush të gjitha kriteret ligjore të përcaktuara në ligjin për Bankën e Shqipërisë për të qenë anëtar i organit më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të institucionit".

Zoti Sejko ka një karrierë 20 vjeçare në sistemin bankar dhe financiar të vendit. Ai ka punuar në detyra të ndryshme edhe në Bankën e Shqipërisë, por edhe banka të tjera të nivelit të dytë. Aktualisht prej më shumë se katër vitesh ai është nëndrejtor i Bankës franceze Societe Generale në Shqipëri.

Kandidatura e tij duhet të marrë tani pëlqimin e parlamentit, fillimisht si anëtar i Këshillit e më pas si guvernator.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHUNA NË SHKOLLA - DUKURI SHQETËSUESE NË KOSOVË (12.20.2014)
KOMANDANTI I FORCAVE SPECIALE DEMIRAJ - KODHELI MË SHKARKOI PËR ARSYE ABSURDE (12.20.2014)
KOSOVË - SBASHK NË PRAG TË GREVËS SË PËRGJITHSHME (12.20.2014)
ADRIATIK KELMENDI - KOALICIONET E KOMPROMISEVE KOSOVË-SERBI (12.20.2014)
THAÇI NUK I KA VOTAT E MJAFTUESHME PËR PRESIDENT (12.20.2014)
EDHE MEDIAT AMERIKANE RAPORTOJNË PËR IKJEN MASIVE TË KOSOVARËVEAta tani përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari (12.20.2014)
GRUPI 'DRENICA' LIROHET ME KUSHT - SAMI LUSHTAKU JEP 50 MIJË EURO (12.19.2014)
GAZIFIKIMI I SHQIPËRISË - MARRËVESHJE ME AZERBAJXHANIN (12.19.2014)
Zëri i Amerikës, RAMUSH HARADINAJ - ASKUSH NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR GJENDJEN NË KOSOVËHaradinaj - Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike (12.19.2014)
Radio Evropa e Lirë, ISA MUSTAFA - NUK NA DUHET DIALOGU ME SERBINË, NËSE NUK JEP REZULTAT KONKRET (Intervistë)Mustafa - Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]