VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'TË REBELUARIT' E LDKsë, TË PAVENDOSUR NËSE DO TA VOTOJNË BUXHETIN NË KUVEND

E Djelë, 12.21.2014, 10:46am (GMT1)

 
Deputetët që tashmë kanë marrë epitetin, të "rebeluarit" e LDK-së, pasi votuan kundër Qeverisë së drejtuar nga lideri i tyre Isa Mustafa, ende janë të pavendosur se si do të veprojnë në momentin kur në Kuvend do të sillet për votim Buxheti për vitin 2015.

Deputeti Armend Zemaj nuk ka dashur të thotë hapur nëse vota e tij do të jetë pro apo kundër, me arsyetimin se ende nuk e ka lexuar atë. "Dje e kemi marrë, nuk e kam lexuar akoma", ka qenë përgjigja e vetme e deputeti Zemaj dhënë Botapressit.

As deputetja Lama nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në seancën kur votohet për Buxhetin. Megjithatë vota e saj nuk bazohet me votën kundër qeverisë, me arsyetimin se çdo vendim të cilin ajo e merr është i veçantë. "Ende nuk e kam lexuar. Çdo vendim është i veçantë", ka deklaruar deputetja Lama.

E deputeti Adem Salihaj ka thënë se do të votojë për buxhetin dhe kjo për shkak të vonesave të mëdha që janë shkaktuar deri më tash.

"Ende nuk e kam analizuar buxhetin,por,duke marre parasysh vonesat e mëdha dhe pasojat nga mosaprovimi eventual i buxhetit,besoj se do të votoj për aprovimin e tij", tha Salihaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.