VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJI I RI - DEPUTETËT ME DOSJE KRIMINALE TË LËNË MANDATIN

E Djelë, 12.21.2014, 11:01am (GMT1)



TIRANE - Hartimi i një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit mbetet pika kryesore e marrëveshjes që po negociohet të arrihet mes maxhorancës dhe opozitës. Gazeta "Panorama" shkruan se në prag të takimeve të ditës së hënë mes të dërguarit të Partive Popullore Europiane Eduard Kukan dhe forcave politike në Tiranë, ekspertët e Partisë Demokratike kanë përgatitur pikat mbi të cilat duhet të hartohet ky ligj.

"Panorama" ka mësuar se aktualisht po diskutohet çështja e largimit nga Parlamenti të deputetëve që janë aktualisht, por edhe krijimi i garancive që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen. Mësohet se demokratët kanë propozuar që deputetët që janë sot në Parlament dhe që kanë të shkuar kriminale duhet të lënë menjëherë mandatin.

Sipas ekspertëve të PD-së, Kryeministri duhet të prishë kontratën me këta deputetë njësoj siç bëri me Luiza Xhuvanin, pasi djali i saj qëlloi për vdekje katër persona në një klub nate. Por problemi i PD-së nuk është vetëm legjislatura aktuale. Në këto kushte, kjo forcë politike propozon edhe ngritjen e një komisioni për verifikimin e figurës së kandidatëve që do të garojnë në përballjet elektorale.

Mësohet se kërkesa e PD-së është që ky komision të funksionojë fillimisht përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.