AMBASADORI WILHELM - MARRËVESHJA E BRUKSELIT, KUSHT PËR SERBINË
E Djelë, 12.21.2014, 11:09am (GMT+1)
Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është kushti i vetëm për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, në intervistën për gazetën beogradase, Blic.
Megjithatë, zoti Wilhelm tha se "ne nuk kërkojmë që Serbija ta njohë Kosovën".
Ai ka theksuar se kapitulli 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të hapet, derisa Marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet në tërësi.
Sipas tij, "nuk ekzistojnë kurrfarë kushtesh gjermane, që paraqiten para Serbisë, në rrugën e saj për në Bashkimin Evropian", dhe ka shtuar se "në mesin e 11 kushteve, që janë paraqitur në media, gjenden disa nga pikat e Marrëveshjes së Brukselit, të cilat nuk janë implementuar".
Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, tha se dy pikat më të rëndësishme të marrëveshjes, që nuk janë implementuar, janë integrimi i organeve të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe formimi i Bashkësisë së Komunave serbe.rel
www.voal-online.ch
|