E Martë, 03.19.2024, 08:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA IMPORTON NAFTËN, DUHANIN, UJIN, PRODUKTET USHQIMORE
Përqindja më e madhe e importit është nga Serbia, Italia, Gjermania, Turqia, Kina Shqipëria dhe Maqedonia

E Djelë, 12.21.2014, 03:08pm (GMT+1)



Produktet ushqimore duke filluar nga pemët, perimet dhe atyre të konservuara, janë produktet të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave më të importuara në Kosovë. Këto mallra kryesisht importohen nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se produkti më i importuar në Kosovë mbetet nafta dhe duhani, pasuar menjëherë nga produktet ushqimore.

"Sa i përket sasisë dominon nafta, por ka produkte ushqimore të cilat importohen. Gama e produkteve ushqimore që importohen janë gjithëpërfshirëse duke filluar nga pemët e perimet deri tek produktet e konservuara", shton Stavileci.

Kjo gjendje, sipas përfaqësuesve të bizneseve është për faktin se prodhimet vendore nuk kanë arritur të fitojnë besimin e konsumatorit dhe se qytetarët janë mësuar që të konsumojnë produktet që nuk janë të Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se importin e lartë të këtyre produkteve, e ka shkaktuar mentaliteti konsumues i qytetarëve të Kosovës.

"Kosova posedon më shumë se 20 fabrika të ujit dhe ne importojmë ujë  nga Italia, Sllovenia, Greqia, Turqia e nga vendet e ndryshme dhe kjo jo që ata kanë një ujë më të mirë, por që ato kompani kanë një traditë më të gjatë dhe i përkushtohen tregjeve të reja,ndërsa prodhuesitvendor ende nuk ka një traditë të gjatë të treg dhe shpesh bien pre e konkurrencës së padrejtë në treg", thekson Shahini.

Deficiti i lartë tregtar është një problem që e ka përcjellë Kosovën ndër vite. Sipas të dhënave zyrtare, kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ultë dhe atë rreth 200 milionë euro në vit, kurse importi kalon shifrën e mbi 1 miliard euro.

Eksporti i mallrave në muajin tetor të këtij viti, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kishte vlerën 29.6 milion euro, ndërsa importi 234,9 milion euro.

Eksporti mbulon importin vetëm me 12.6 për qind.

Kjo situatë, sipas Shahinit do të vazhdojë nëse nuk merren masa konkrete për përmirësimin e politikave fiskale.

"Bizneset vendore ende nuk po munden që t'i plotësojnë në të gjithë sektorët kërkesat me prodhim vendor, dhe produktet vendore po dalin në disa raste më të shtrenjta se sa produktet e importuara. Kjo është për shkak se politikat fiskale , financiare dhe tregtare janë gati të njëjta si për prodhuesit vendor ashtu edhe për ato të importi", shton Shahini.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se produktet minerale prijnë në listën e produkteve më të importuara, pasuar nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike.

Përqindja më e madhe e importit është nga Serbia, Italia, Gjermania, Turqia, Kina Shqipëria dhe Maqedonia.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI WILHELM - MARRËVESHJA E BRUKSELIT, KUSHT PËR SERBINË (12.21.2014)
LIGJI I RI - DEPUTETËT ME DOSJE KRIMINALE TË LËNË MANDATIN (12.21.2014)
'TË REBELUARIT' E LDKsë, TË PAVENDOSUR NËSE DO TA VOTOJNË BUXHETIN NË KUVEND (12.21.2014)
KOSOVË - 1580 BIZNESE U SHUAN MË 2014, NJË NDËR SHKAQET KRYESORE ISHTE NGËRÇI POLITIK (12.21.2014)
HUMB JETËN NË AKSIDENT DJALI 19 VJEÇAR I SHKRIMTARIT VISAR ZHITI (12.21.2014)
MESILA DODA - LIGJI I QEVERISË PËR HAPJEN E DOSJEVE I MBRON TË INKRIMINUARIT (12.21.2014)
NGËRÇI PËR GUVERNATORIN E BANKËS - DREJT ZGJIDHJESKëshilli Mbikqyrës i Bankës propozon për anëtar të tijin Gent Sejkon, kandidaturë e presidentit për postin e guvernatorit, vendim që ndihmon ndaj pengesës ligjore (12.20.2014)
DHUNA NË SHKOLLA - DUKURI SHQETËSUESE NË KOSOVË (12.20.2014)
KOMANDANTI I FORCAVE SPECIALE DEMIRAJ - KODHELI MË SHKARKOI PËR ARSYE ABSURDE (12.20.2014)
KOSOVË - SBASHK NË PRAG TË GREVËS SË PËRGJITHSHME (12.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]