E Premte, 03.29.2024, 04:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 !
E Enjte, 02.05.2009, 06:20pm (GMT+1)

Radio Europa e Lirë - Prishtina nuk do të ulet në bisedime me Beogradin për të biseduar rreth zbatimit të planit 6-pikësh, thanë sot presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier.


Negociatat e Kosovës me Serbinë janë një kapitull i mbyllur, kurse tash mund të diskutohet për çështje teknike të interesit të dyanshëm, thanë sot udhëheqësit më të lartë të institucioneve në Prishtinë.

Refuzimi i lidershipit kosovar që të diskutohet për zbatimin e planit gjashtëpikësh, në të cilin insiston Beogradi, pasoi një takim të zhvilluar ndërmjet presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ku bisedimet teknike me Beogradin ishin temë qendrore.

Ndërsa liderët kosovarë thanë se në asnjë formë nuk do të ulen të bisedojnë me Beogradin për implementimin e planit gjashtëpikësh apo çështjeve tjera që prekin në statusin dhe sovranitetin e Kosovës, Zannier në anën tjetër tha se ka shumë çështje praktike, për të cilat të dyja vendet mund të bisedojnë.

 

Zannier tha se plani gjashtëpikësh i OKB-së, i cili në Prishtinë interpretohet edhe si plan favorizues për Beogradin, si edhe ai katërpikësh i Kosovës, janë përmbyllur qysh në nëntorin e vitit të kaluar, por nuk e përjashtoi si mundësi që ato edhe të zbatohen në praktikë në bazë të raportit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit.

"Tash kemi raportin e Këshillit të Sigurimit dhe unë e shoh atë si tërësi. Ka shumë çështje, është 6-pikëshi, është 4-pikëshi, është rikonfigurimi i UNMIK-ut, dhe ka shumë çështje që kërkojnë zgjidhje dhe agjenda është shumë e gjerë", thotë Zannier.

Ai kërkoi edhe nga Bashkimi Evropian që ta ndërtojë profilin e vet në këto bisedime, marrë parasysh përgjegjësitë që ka marrë në Kosovë misioni i EULEX-it dhe aspiratat e Serbisë për integrim në BE.

Pavarësisht zbehjes së rolit të UNMIK-ut me vendosjen e EULEX-it, Zannier tha se ai do të vazhdojë t'i mbajë kontaktet me Beogradin, duke promovuar bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë në bazë të Rezolutës 1244 dhe raportit të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Pas Zannierit, pozicioni i Kosovës në këto bisedime është sqaruar nga liderët kosovarë. Presidenti Fatmir Sejdiu e përjashtoi mundësinë e shmangies së Kosovës nga plani i Ahtisaarit dhe kthimit te bisedimet për zbatimin e 6-pikëshit. Kurse për çështje teknike, ai tha se Kosova mbetet e hapur për dialog.

"Ne e mbajmë zotimin tonë për projektin Ahtisaari. E kemi shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt dhe në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë nga përfaqësuesit e popullit, e kemi edhe këtë zotim dhe do ta mbajmë. Në çështjet që kanë pikërisht karakterin teknik - është çështje e institucioneve që në komisione praktike të bisedohet... në atë nivel pra parashihet, por asnjë qasje nuk do të jetë e pranueshme që mund të ketë tendencë që të hyhet në një rrafsh të ri të komunikimeve për çështjen e statusit", tha Sejdiu.

 

Që nga 17 shkurti i vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia mund të diskutojnë vetëm si dy shtete të pavarura, tha ndërkohë kryeministri Hashim Thaçi. Sipas tij, çdo përpjekje që këto bisedime teknike të interpretohen si negociata, do të dështojë, pasi që procesi nuk mund të kthehet më prapa.

"Procesi i Kosovës është i pakthyeshëm. Ne i kemi obligimet tona kushtetuese, të cilat do t'i respektojmë në përpikëri. Pra, si me çdo shtet tjetër fqinj - mund të kemi takime me interes të përbashkët të të dyja vendeve dhe dy popujve. Por, në raportet Kosovë Serbi ka përfunduar gjithçka - e ritheksoj me datën 17 shkurt të vitit 2008", deklaroi Thaçi.

Agjenda e Kosovës përcaktohet nga interesi i popullit të saj dhe jo nga interesat e vendeve tjera, tha kryeministri Thaçi.

Sidoqoftë, edhe pas këtij takimi ka mbetur e paqartë se me çfarë agjende do të mund të thirrej ndonjë takim eventual midis Kosovës dhe Serbisë, marrë parasysh pozicionet krejtësisht të kundërta nga të dyja shtetet.

Ndërkohë që shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, e ka përjashtuar mundësinë e imponimit të agjendës së bisedimeve. Sipas tij, palët mund të pozicionohen lirshëm lidhur me këtë dialog.

"Nuk e shoh këtë si proces negociator. Është një proces i krijimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme", tha përfaqësuesi i OKB-së.

Ai tha po ashtu se do të vazhdojë kohë pas kohe që të udhëtojë në relacionet Prishtinë Beograd, për të parë se cilat janë mundësitë e organizimit të takimeve, qoftë edhe të niveleve të ekspertëve, për të biseduar për çështjet, siç i ka quajtur ai, praktike./Voal-online



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës (02.05.2009)
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre (02.05.2009)
Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës (02.04.2009)
Prishtina: Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm në nivel të shteteve të pavarura (02.04.2009)
Doli numri i parë i revistës Nacional (02.03.2009)
Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak (02.03.2009)
SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (02.03.2009)
Dora Bakojanis në Kosovë: Secili vend i merr vendimet për njohje bazuar në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit (02.03.2009)
Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin (02.02.2009)
Presidenca e Kosovës: Plani 6 pikësh për Prishtinën zyrtare është i vdekur (02.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]