VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SPARTAK NGJELA - QEVERIA SOCIALISTE ËSHTË DREJT FALIMENTIMIT

E Hënë, 12.22.2014, 09:55am (GMT1)



Spartak Ngjela i ka rritur dozat e kritikave ndaj qeverisë.

Ai thotë se ajo është drejt falimentimit dhe përplasjes me qytetarët.

Sipas tij, shpëtimi është bashkëpunimi me Bashkimin Europian, dhe jo me Kinën.

"Në vitin 1991 m'u desh të shkruaja katër paradokset e sistemit hoxhist në Shqipëri; të cilat ishin këto:

    Të gjithë kanë punë, asnjë s'punon. 2. Asnjë s'punon, planet realizohen. 3. Planet realizohen, tregu është bosh. 4. Tregu është bosh, asnjë nuk vdes nga uria...

Ky ishte socializmi shqiptar i Enver Hoxhës.

Por historia sikur po përsëritet. Po shoh që edhe aktualiteti, njëlloj si njëzetë vjetët e fundit, ka hyrë në paradokset e tij.

Dhe fundi është po ai: kudo ka suksese të qeverisë, por shqiptarët po shkojnë drejt urisë, dhe po tremben e duan të lenë Shqipërinë. Kush nuk e sheh këtë si qeveritar, ose ështrë naiv, ose është delirant, ose është i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet.

Gjithsesi; gjendja duhet të ndryshojë, se, në të kundërt, viti 2015 do te jete katastrofal për mirëqënien apo ecurinë normale të jetës së shqiptarëve ne Shqipëri.

Po si do të ndryshojë? Me këtë politikë? Kurrë. Po nuk u gjet rruga për të filluar negociatat me Bashkimin Europian, kjo qeveri është drejt falimentit të saj në përplasje të pashmangshme me shqiptarët e papunë e të pashpresë.

Naiviteti i "ndihmës kineze" është njëlloj si katër paradokset e hoxhizmit që përmenda më lart", shkruan Ngjela.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.