VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BORA BLLOKON MAQEDONINË PERËNDIMORE E Djelë, 01.04.2015, 06:09pm (GMT1) Moti i ftohtë dhe bora që kanë përfshirë Maqedoninë kanë bllokuar disa akse rrugore, sidomos në Mavrovë dhe Ohër, si dhe Dibër - Strugë. Ndërkohë lëvizja e automjeteve nëpër rrugët e vendit po bëhet me vështirësi. Për këtë, ka pasur debate midis Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtorisë së komanisë "Rrugët e Maqedonisë" lidhur me pastrimin me kohë të rrugëve. Kompania thotë se i ka zgjidhur problemet me defektet e makinave të vjetruara dhe se po punon me kapacitet të duhur për pastrimin e borës. Ndërkohë, tremperaturat pritet të ulen në minus dhjetë gradë gjatë natës së sontme dhe të bie dëborë e re. Nga ana tjetër, ndotja e ajrit, që paraqet një problem shqetësues për Tetovën dhe Shkupin, vazhdon të rritet, Në Tetovë ndotësi më i madh është fabrika e metaleve Jugohrom. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |