VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAN NUK E VOTON GJYKATËN SPECIALE
“Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” do të votojnë kundër themelimit të kësaj Gjykate

E Hënë, 01.05.2015, 08:36am (GMT1)



Gjykata Speciale që pritet të merret ekskluzivisht me krimet e supozuara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të funksionalizohet as në janar, me gjithë kërkesën emergjente nga ndërkombëtarët.

Tri grupet parlamentare opozitare, "Vetëvendosja", AAK-ja dhe "Nisma për Kosovën" ua kanë bërë me dije partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, se do të votojnë kundër themelimit të kësaj Gjykate. Megjithatë, Qeveria është e obliguar që ta procedojë brenda pak ditësh në Kuvendin e Kosovës ligjin për Gjykatën Speciale.

Qeveria e re shfaq besimin se ligji për themelimin e Gjykatës së re Speciale për krimet e dyshuara të luftës së UÇK-së, do t'i marrë 2/3 e votave të ligjvënësve kosovarë. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk ka mundur të specifikojë se Qeveria e tij kur do ta procedojë ligjin për Gjykatën Speciale, përveçqë ka deklaruar se janë në përgatitje e sipër dokumentet konkrete që kanë të bëjnë me ligjin, statusin dhe çështjet tjera që lidhen me Gjykatën.zeri
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.