VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETONIA KËRKON NORMALIZIMIN E GJITHANSHËM TË MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI

E Hënë, 01.05.2015, 09:49am (GMT1)

 
Hapja e kapitujve të parë p Beograd negociues të Serbisë për anëtarësim në BE është qëllimi i parë, por sukses e shpejtësia e përparimit varet nga vetë Serbia.

Kështu ka thënë kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë Edgars Rinkeviçs, e cila ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian.

Rinkeviçs për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti" ka vlerësuar se përparimi është çelës i realizimit të planit aksional në të cilin është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën, transmeton Koha. net.

"Letonia pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në të gjitha nivelet, ashtu siç janë pajtuar me Marrëveshjen e Brukselit në prillin e vitit 2013. Dialogu në nivelin e lartë duhet të vazhdojë së shpejti në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura", ka thënë Rinkeviçs.

Ai ka shtuar se nuk ka ndryshim në pikëpamjet e qëllimit të dialogut dhe se procesi, ashtu si është paraparë në kornizën negocieuse, duhet të sjellë te normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve Serbi Kosovë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.