VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QARKULLIM I VËSHTIRËSUAR NËPËR RRUGËT E KOSOVËS

E Hënë, 01.05.2015, 10:17am (GMT1)


Policia e Kosovës përmes një apeli kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t'u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Gjendja momentale e rrugëve rajonale, magjistrale dhe ato urbane në të gjitha rajonet, në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të kalueshme, por në disa akse janë paraqitur vështirësi për qarkullim andaj kërkohet dhe njëherit apelohet për kujdes më të shtuar.

Po ashtu rrugët të cilat vlerësohen të vështirësuara për qarkullim janë rrugët në zona të thella malore dhe në fshatra, duke përfshirë edhe rrugët në vijim;

Rruga Pejë - Kullë Rozhajë, është e kalueshme për automjete të lehta, por pajisjet dimërore janë të domosdoshme, kurse kalimi për automjete të renda është momentalisht i pa kaluar.

Rruga rajonale Prishtinë -Mutivodë është e vështirësuar, por e kalueshme.

Mitrovice Veri - rrugët rajonale dhe lokale janë të kalueshme por të vështirësuara.

Gjilan -Muqibabë e kalueshme, por e vështirësuar dhe

Gjilan -Novobërdë po ashtu e kalueshme por e vështirësuar.

Ndërsa sa i përket gjendjes se pritjeve në disa pikë kalime kufitare (PKK) që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë gjendja tani në mëngjes është si në vijim;

PKK-Merdare kolona e automjeteve është rreth 300 m, ndërsa pritja është përafërsisht më pak se 1-orë.

PKK-Dheu Bardhë kolona po ashtu është rreth 300m , ndërsa pritja rreth më pak se një ore1 orë.

Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje fare.
kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.