VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHPEND AHMET I PËRGËZON PROTESTUESIT NË GJAKOVË - KRIMINELI NUK BËN TË KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT

E Martë, 01.06.2015, 06:14pm (GMT1)

  
Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës, ka vlerësuar pozitivisht pengesën që protestuesit në Gjakovë u kanë bërë serbëve për të marrë pjesë në kishën ortodokse në këtë qytet me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Ahmeti ka thënë se "Krimineli nuk bën të kthehet në vendin e krimit, posaçërisht jo me lirinë e garantuar nga institucionet tona".

"Mos u thirrni në vlera evropiane sepse në Evropë kriminelët e luftës janë ose në burg ose të arratisur nëpër vende të largëta. Respekt për aktivistët dhe qytetarët e Gjakovës që protestuan kundër kësaj vizite", ka thënë Ahmeti, ndërsa ka bërë thirrje të lirohen protestuesit e arrestuar sa më parë, raporton Koha.net.

Një protestë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shoqatës "Thirrjet e Nënave" para objektit të kishës ortodokse në Gjakovë, ka kthyer mbrapsht pelegrinët serbë që donin të hynin në këtë objekt fetar për krishtlindjet ortodokse.

Policia thotë se të ardhurit nuk hynë në kishë për shkak se autobusi i tyre nuk mund të futej në objektin e kultit nga akulli dhe ngricat.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.