VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MITROVICË - KRISHTLINDJET NË VERI KREMTOHEN EDHE ME TË SHTËNA ARMËSH

E Mërkurë, 01.07.2015, 10:50am (GMT1)


Shumë qytetarë serbë kanë marrë pjesë të martën në zjarret tradicionale të natës së Krishtlindjeve në kishën "˜Shën Dimitrije' në veri të Mitrovicës, duke festuar kështu krishtlindjet ortodokse.

Prifti i kishës "˜Shën Dimitrije' Milija Arsoviq, ka porositur qytetarët për paqe, jetë të dinjitetshme dhe me përplot dashuri.

"Sot është dita më e lumtur, festa e të gjitha festave, dhe ne duhet të jemi të lumtur duke u lutur që mes njerëzve të mbretërojë paqja, vullneti i mirë, dinjiteti dhe dashuria, transmeton kp . Dhashtë zoti që të festojmë gjithmonë në këtë vend, të bashkuar dhe në dashuri, sepse nëse kemi unitet dhe dashuri do të kemi gjithë të mirat nga zoti", ka thënë mes tjerash Arsoviq.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe kryetari ilegal i veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq.

Ai ka potencuar se paqja dhe dashuria janë mesazhet kryesore të fesë ortodokse, andaj njerëzit duhet t'i përmbahen dhe t'i aplikojnë ato.

Festa ka zgjatur deri në orët e mëngjesit të sotëm, ndërsa pothuajse gjatë tërë natës, përveç përdorimit të mjeteve piroteknike, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.