VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JE SUIS CHARLIE - PARRULLA E SOLIDARITETIT NDAJ GAZETËS CHARLIE HEBDO MBUSH RRJETET SOCIALE DHE RRUGËT NË PARIS,BRUKSEL,LONDËR

E Mërkurë, 01.07.2015, 04:46pm (GMT1)


FRANCË
"Unë jam Charlie" Kjo është parulla me të cilën qytetarët nga e gjithë bota, po organizohen në mitingje solidariteti me viktimat e revistës "Charlie Hebdo", jo vetëm në Paris, por edhe në Berlin, Bruksel, Londër.

Në rrugët e Francës kanë nisur të shfaqen pankartat "Je suis Charlie" ndërkohë që në rrjetet sociale po qarkullon fotoja me këtë mbishkrim, e cila po mbledh mesazhe të fuqishme.

Terrorizmi në Francë është rrezik edhe për vetë myslimanët dhe një fakt tepër domethënës është se një nga policët që u vra nga afër quhej Ahmed.

Viktimat në revistën franceze ishin parashikuar të vriteshin sot, pasi terroristët kishin dijeni për faktin se mediat i bëjnë mbledhjet për numrin e ardhshëm, ditëve të mërkurra, kështu që tek "Charli Hebdo" ishte mbledhur sot e gjithë redaksia e gazetës, që po planifikonte numrin e ardhshëm.

Pikërisht sot, Presidenti francez Hollande kishte parashikuar t'i uronte për Vitin e Ri, të gjithë përfaqësuesit e feve në Francë. Takimi do të mbahet, por në dritën e masakrës që ndodhi këtë mëngjes.





WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.