VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë
E Premte, 02.06.2009, 08:26am (GMT1)

Voal-online - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, garantoi kryeministrin Berisha se administrata e re amerikane do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese. Gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Biden u shpreh se ndihej shumë i nderuar të ishte mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga kryeministri Berisha për të vizituar Shqipërinë. Në fillim të takimit, kryeministri Berisha i shprehu z. Joe Biden mirënjohjen e thellë, kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh për mundësinë që iu dha për të takuar zëvendëspresidentin amerikan, një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga ana e tij, Biden u shpreh me ndjenja të përzemërta për këtë takim dhe tha se ndihej i nderuar që ishte mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Duke vlerësuar lart rolin dhe aktivitetin e zëvendëspresidentit amerikan, z. Joe Biden, kryeministri e ftoi atë për një vizitë në Shqipëri, duke u shprehur se kjo vizitë do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.