VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëri i Amerikës - PËRKUJTOHET IBRAHIM RUGOVA
Kosova po shënon përvjetorin e nëntë të vdekjes së presidentit të saj, Ibrahim Rugova

E Mërkurë, 01.21.2015, 03:35pm (GMT1)



Kosova po shënon përvjetorin e nëntë të vdekjes së presidentit të saj, Ibrahim Rugova.

Në Kosovë, me veprimtari të ndryshme po shënohet përvjetori i nëntë i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike bënë nderime tek varri i presidentit Rugova ndwrsa nw njw Akademi përkujtimore i bënë jehonë emrit dhe veprës së tij si udhëheqës politik i shqiptarëve të Kosovës, që nga viti 1989 e deri në vdekjen e tij në janar të vitit 2006

Shtatë vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

I doktoruar në fushën e letërsisë, Dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti i parë i Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.