VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STUDENTËT NDËRPRESIN PROTESTËN PËR RRYMË - I BASHKOHEN ASAJ PËR TREPÇËN DHE PËR JABLLANOVIÇIN

E Mërkurë, 01.21.2015, 07:08pm (GMT1)

   
Klubi Politik i Studentëve, ka njoftuar se do të pezullojë protestat kundër KEDS-it.

Nëpërmjet një komunikate për media Klubi Politik sqaron se këtë po e bën duke marrë parasysh situatën politike të krijuar pas deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe duke bashkëndjerë me "Thirrjet e Nënave".

"Edhe pse rritja e çmimit të energjisë është një problem madhor që drejtpërdrejt prek buxhetin e qytetarëve të Kosovës, prapë se prapë ofendimi ndaj të zhdukurve të luftës dhe historisë sonë, me tërë ndjeshmërinë e vet, si dhe shpërfaqja e intervencionizmit të Beogradit në Kosovë, na ka shtyrë që të vendosim që vetëm përkohësisht të ndalim protestat tona dhe t'i bashkëngjikemi protestave qytetare që kërkojnë shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe kthimin e "Trepçës" në pronësi të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.

KPS njofton se për protestat e radhës do të lajmërohen përmes mediave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.