E Premte, 03.29.2024, 07:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MUSTAFA LETËR MINATORËVE TË TREPÇËS - JEPINI FUND GREVËS
Kryeministri tha se statusi i minierave do zgjidhet në interes të Kosovës dhe ata nuk duhet të vazhdojnë grevën. Minatorët thanë se do të përgjigjen të enjten
E Mërkurë, 01.21.2015, 10:29pm (GMT+1)



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka dërguar një letër minatorëve të Trepçës, të cilët i ka siguruar se qeveria e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e  nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Kosovës.

Në letër, përmbajtja e së cilës nuk është bërë ende publike, kryeministri Mustafa, ka sqaruar hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës të cilat, siç thuhet në një njoftim të zyrës së tij, "kanë shmangur falimentimin e Trepçës dhe kanë siguruar perspektivë zhvillimore për të".

"Kryeministri Mustafa po ashtu ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar asnjë veprim që do të dëmtonte interesat e Trepçës dhe të shtetit të Kosovës, duke bërë thirrje për ndërprerjen e grevës dhe që të gjithë së bashku, t'i përkushtohen punës në interes të vendit, në interes të shtetit të Kosovës", thuhet në njoftimin e qeverisë.

Rreth 400 minatorë të kompleksit të minierave Trepça, filluan të martën një grevë, duke kërkuar shpjegime rreth fatit të këtij kompleksi dhe miratimin e një ligj të veçantë, në bazë të së cilit ky kompleks të shndërrohet në ndërmarrje publike në pronësi të qeverisë së Kosovës.

Greva pasoi miratimin e ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t'i hapet rrugë riorganizimit të kompleksit të minierave Trepça. Por, qeveria hoqi nga rendi i ditës çështjen e pronësisë mbi Trepçën, ndonëse kishte paralajmëruar që nëpërmjet ligjit ta shndërrojë atë në ndërmarrje publike.

Minatorët thanë se të enjten do të përgjigjen në letrën e kryeministrit

Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit, ndërsa qeveria tha se për të duhet të bëhet një ligj i veçantë dhe se ndryshimet kushtëzohen edhe nga borxhet që ka ky kompleks, që sipas vlerësimeve arrijnë në rreth një miliardë e 400 milion euro.

Ndryshimet në qasjen e qeverisë nxitën reagime edhe të opozitës e cila e akuzoi atë për zmbrapsje para trysnisë së Beogradit i cili tha nuk do të pranojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës lidhur me kompleksin e minierave Trepça.

Beogradi ngulë këmbë se pronari kryesor i Trepçës është fondi për zhvillim i Serbisë dhe se çështja e pronave duhet të jetë pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vazhdimi i të cilave pritet më 9 shkurt.

Kompleksi Trepça që ndodhet në Mitrovicë është i ndarë sikurse edhe vete qyteti. Minierat ndodhen në pjesën e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa shkritoret dhe kapacitetet tjera prodhuese në pjesën e banuar me shumicë serbe. Përfshirja e Trepçës në procesin e privatizimit është pamundësuar për shkak të pretendimeve serbe dhe shitjes së aksioneve të saj gjatë viteve të 90-ta, kur administrohej nga Beogradi.

Dikur Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e tetëdhjeta ku punonin mbi 20 mijë punëtorë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STUDENTËT NDËRPRESIN PROTESTËN PËR RRYMË - I BASHKOHEN ASAJ PËR TREPÇËN DHE PËR JABLLANOVIÇIN (01.21.2015)
ALBIN KURTI NUK KANDIDON PËR KRYETAR TË VETËVENDOSJESKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk do të rikandidojë për kryetar të kësaj lëvizjeje, por do të kthehet në bazë (01.21.2015)
GJYKATA SPECIALE - VAZHDIMËSI E TRIBUNALIT TË HAGËS (01.21.2015)
PRESIDENTJA E KOSOVËS TAKON PAPA FRANÇESKUN - BËN THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA SELIA E SHENJTË (01.21.2015)
MINATORËT E TREPÇËS NUK PËRFILLIN QEVERINË - VAZHDOJNË GREVËN (01.21.2015)
Radio Evropa e Lirë - NËNTË VJET NGA VDEKJA E RUGOVËS (01.21.2015)
Zëri i Amerikës - PËRKUJTOHET IBRAHIM RUGOVAKosova po shënon përvjetorin e nëntë të vdekjes së presidentit të saj, Ibrahim Rugova (01.21.2015)
EDHE UNIVERSITETI I GJILANIT PROTESTË PËR TREPÇËN DHE KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.21.2015)
Fjalimi i Presidentit Obama - Ide të reja, sfida dhe shpresa për të ardhmenPRESIDENTI OBAMA - UDHËHEQJA AMERIKANE NË BOTË ËSHTË BËRË MË E ZGJUAR (01.21.2015)
'THIRRJET E NËNAVE' DHE VETËVENDOSJA - PROTESTË TË SHTUNËN KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]