VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OPOZITA BASHKË NË PROTESTË - MUSTAFA TA LARGOJË JABLLANOVIÇIN OSE TË LARGOHET VETË

E Enjte, 01.22.2015, 09:41am (GMT1)


Fuqia e "Listës Serbe" Brenda institucioneve të Kosovës është aq e madhe, saqë ministri Jabllanoviq duket i paprekshëm në Qeveri. Protestat e paralajmëruara të opozitës do ta vënë në "baraspeshë", kryeministrin Mustafa dhe ministrin Jabllanoviq.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, do t'i ngrejë "peshë" të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët të shtunën do të protestojnë në Prishtinë kundër deklaratës fyese të tij.

Përveç "Vetëvendosjes" dhe shoqërisë civile, protestave do t'u bashkohet edhe partia tjetër e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pavarësisht se Ramush Haradinaj, duket se ka shtyrë Jabllanopviqin të kërkojë falje, është partia e tij që është ndjerë e fyer nga deklarata e ministrit serb, i cili nënat gjakovare i quajti "egërsira"./Zeri/.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.