VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKOLLAT NË KOSOVË NË GREVË DYORËSHE

E Enjte, 01.22.2015, 10:28am (GMT1)


Shkolla fillore "Faik Konica", Prishtinë


Në institucionet shkollore parauniversitare në Kosovë, sot ka nisur greva dy-orëshe, e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kërkesa e kësaj sindikate është zbatimi i Kontratës Kolektive, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar ndërmjet Qeverinë së Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe punëtorëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se në shumicën e shkollave në nivel vendi është zhvilluar greva dy-orëshe në ndërrimin e paradites dhe se gjithashtu pritet që e njëjta të ndodhë edhe në ndërrimin e pasdites.

"Unë uroj që qeveria e Kosovës të bindet dhe të shoh se e kemi shumë seriozisht dhe të bindet edhe nga pjesëmarrja kaq masive në grevë në ditën e sotme dhe të ulet të bisedoi më ne (SBASHK) dhe të na jap lajmin e gëzuar se ata më në fund kanë vendosur".

"Por, nëse nuk ndodh ky lajm, atëherë më veprimet sindikale, më 30 janar arsimi parauniversitar do të jetë në grevë një ditore, pas kësaj do të mblidhet Këshilli Drejtues dhe në bazë të situatës do të vendos për veprime të mëtutjeshme, që do të jenë veprime edhe më të ashpra", ka thënë Jasharaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.