VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATOs SOT VIZITË NË KOSOVË

E Premte, 01.23.2015, 07:58am (GMT1)


"‹Kosovën, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjatë ditës, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Takimi me Jahjagën do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes në orën 11:15.

Stoltenberg, do të takohet po ashtu edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi me Thaçin, do të zhvillohet në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës në orën 13:30.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa./
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.