VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEKRETARI KERRY - SHKATËRRUAM CELULAT E ISIS-it NË KOSOVË

E Premte, 01.23.2015, 08:10am (GMT1)



Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ju ka bërë thirrje shteteve të bashkohen në kolicionin kundër terrorizmit. Pas një takimi me krerët e shteteve pjesëmarrëse në këtë aleancë në Britaninë e Madhe, Kerry ka dekalaruar se edhe pse ISIS ka fituar terren , kjo nuk do të thotë se lufta e tyre është optimiste për të vijuar më tej.

Sekretari amerikan i shtetit tha se ndonëse lufta ndaj ekstremistëve nuk është aspak e lehtë koalicioni i shteteve kundër terrorizmit është i vendosur për të mposhtur njëherë e mirë këto grupe radikale.
"Ne do të vlerësojmë të gjithë kontributin e anëtarëve duke zgjedhur një linjë. Kemi nevojë të jemi të mirëkoordinuar për kontributin që gjithësecili do japë. Të gjithë shtetet anëtare do vazhdojnë kontributin dhe të sigurohemi që kemi unitet për të vazhduar luftën kundër grupimeve ekstrmiste. Do të dërgojmë në terren edhe grupet tona dhe kur të rikthehen të sjellin informacion rreth metodologjive që përdorin. Sigurisht do kemi një tjetër takim në Washington për masat shtesë që qeveritë e koalicionit do të të duhet të ndërrmarrin. Ky koalicion ka marrë rrugën e tij për të mposhtur njëherë e mirë grupet ekstremiste radikale, fillimisht ata që veprojnë në Irak. ISIS ka fitiuar pak terren por kjo nuk do thotë se lufta e tyre është optimiste për të vazhduar më tej . Rreth 2 mijë trupa nga ajri do arrijnë t'i mposhtin. Trupat që vazhdojnë trajnimin në Irak janë gati t'ju kundërpërgjigjen . Da vazhdojmë të trajnojmë trupa në Turqi dhe Arabi. Nuk do jetë një luftë e thjeshtë., Duhet të ndërrmarrim më shumë hapa konkretë" , tha Kerry.

Gjatë fjalës së tij sekretari i shteti amerikan u shpreh se prioritet mbetet lirimi i territoreve të uzurpuara nga ISIS, që komunitet të vijojnë jetën noramle në këto vende.

"Prioritet është lirimi i territoreve nga ISIS që komunitetet të vijojnë jetën e tyre. Do të jetë bashkëpunim i mirëkoordinuar me të gjitha vendet. Gratë dhe vajzat kanë qenë në shenjestër të këtyre luftimeve . Kjo dotë jetë një luftë që do na bashkojë" , -tha ndër të tjera sekretari  amerikan i Shtetit.

Kerry, tha se në valën e operacioneve kundër celulave terroriste në Europë, janë lokalizuar dhe shkatërruar të tilla edhe në Kosovë, përveç se në disa vende të tjera europiane dhe aziatike.

"Qeliza me luftëtarë të huaj janë goditur në Austri, Malajzi, Kosovë... në vende të tjerë, luftëtarë të huaj janë ndjekur penalisht, si në Gjermani, Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Arabia Saudite ka lëshuar dekrete zyrtare për ta shpallur organizatë kriminale Shtetin Islamik dhe ka shkatërruar celula të tij të lidhura me Sirinë.

Po shkatërrojmë kapacitetin e ISIS-it për rafinimin e naftës, që pengon financimin e tij nga tregtia e naftës. Ka shenja të qarta se nismat tonai kanë kufizuar operacionet e Shtetit Islamik"

Koalicioni Kundër terrorizmit funksion prej pesë muajsh dhe pjesëmarrës në këtë koalicion janë 22 shtete. /Tema/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.