VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUSTAFA NUK I ARSYETON DOT PROBLEMET ME TË CILAT PËRBALLET KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E TIJ

E Premte, 01.23.2015, 09:18am (GMT1)

 
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot përmes Facebookut ka shfaqur mospajtimet e veta me zhvillimet aktuale politike e ekonomike në vend.

Ai ka treguar edhe një herë pse është kundër ngritjes së pagave, pse kundërshton gjuhën politike në vend pse është kundër protestave që mbahen në arsim e kundër Jabllanoviqit dhe ka sqaruar, sipas mënyrës së vet edhe çështjen e Trepçës.

Ja çfarë ka shkuar Mustafa në Facebook:

"Unë si Kryeministër e vlerësoj të drejtën për protesta, greva dhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësive qytetare, por zgjidhjen nuk e shoh duke vrapuar pas tyre, por duke parë shkaqet dhe duke kërkuar zgjidhjet.
E kam të qartë se nuk ndodh rastësisht asgjë, aq më pak që në muajin e parë të mandatit të ballafaqohem me kërkesa për rritje të pagave për 25%, me kërkesë për regjistrim edhe të rreth 1000 të rinjve në UP, me protesta për një deklaratë të ministrit Jabllanoviq, me një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili krijonte kushte që kombinati Trepça të kalojë[ në likuidim nga data 2 shkurt. Ndërkaq për këtë rrezik nuk isha informuar as nga AKP, as nga drejtoria e Trepçës dhe as nga njerëzit që kanë qenë përgjegjës për këtë në përbërjen e kaluar të Qeverisë, e tani po i shoh në media me deklarata populliste dhe zgjidhje imagjinare.
Për fat të keq, fjalori politik që përdoret sot, e që nuk është as i shumicës dhe as i pakicës, është me plot vërejtje dhe papranueshmëri. Pa marrë para sysh se për kënd mendon, nuk është e pranueshme të quash njerëzit egërsira, por poashtu nuk është e pranueshme ta quash dikën fashist, ta quash kriminel, ta quash vrasës apo t'u drejtohesh njerëzve me gisht në Kuvend se ju duhet të shkoni në burg. Për t'i thënë këto, çdonjëri duhet të ketë argumente, fakte. Nuk qëndrojnë faktet në shfrytëzimin e familjarëve të të pagjeturve dhe të tragjedisë së tyre, nuk qëndrojnë faktet as në shfrytëzimin e minatorëve për të mbuluar bizneset e paqarta që po zhvillohen me pasuritë e Trepçës. Këto biznese nuk mund të mbulohen vetëm duke e shpallur Trepçën kompani publike, ose duke montuar kushte që ajo të falimentoj dhe pastaj të zhduket çdo gjurmë. Gjërat duhet të sqarohen, dhe unë si njeri i parë i Qeverisë e kam detyrë që të angazhohem që ato ti sqaroj.
E kemi bërë shumë të qartë se buxheti nuk ka mjete për t'i ngritur pagat dhe as për ndërhyrje tjetër në Kontratën kolektive, përpos aplikimit të përvojës së punës, prandaj nuk ka asnjë kuptim që fëmijëve t'u privohet e drejta të mbajnë mësim të rregullt. Para tjera nuk ka përpos këtyre që janë në buxhetin e vendit. Por, po ashtu, duhet ta them qartë dhe me zë, se pagat e sektorit publik këtu në Kosovën (më të varfër në Ballkan) janë më të mëdha sesa të vendeve tjera në regjion, të cilat e kanë Bruto produktin Vendor shumë më të lartë dhe buxhetin shumë më të lartë për kokë banori, por ata nuk po protestojne dhe nuk po organizojnë greva. Ne mund të bëjmë politikë me pagat, mund të bëjmë politikë me kompanitë publike, mund të bëjmë politikë me institucionet e arsimit, me emocionet për Trepçën, por kjo politikë na qon në falimentim të shtetit. Prandaj shtetin nuk do ta falimentojmë. Dhe, ruajtja e shtetit nga rreziku është detyrë e të gjithë neve".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.