VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL

E Shtunë, 01.24.2015, 11:46am (GMT1)



Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se njëra nga temat më të rëndësishme të bisedimeve në Bruksel, midis Prishtinës dhe Beogradit, do të jetë, siç ka thënë ai, çështja e pronave serbe në Kosovë.

"Nëse për diçka kemi interes madhor në këto negociata, ato janë pikërisht pronat që Serbia ka në Kosovë", ka thënë Lajiq për mediat serbe.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e "pasurisë së Serbisë në Kosovë" përfshirë rrugët, telekomunikacionin, infrastrukturën energjetike dhe objektet komerciale deri në vitin 1990, kap vlerën prej rreth 17 miliardë dollarësh.

Javëve të fundit ka pasur përplasje rreth kombinatit Trepça në Mitrovicë, por Qeveria e Kosovës është zotuar se me këtë ndërmarrje do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës dhe se për të nuk do të flasin me askënd.

Bisedimet Prishtnë-Beograd pritet të vazhdojnë në muajin shkurt.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.