E Premte, 03.29.2024, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës - PROTESTË NË PRISHTINË Mijëra janë mbledhur në qendër të Prishtinës duke kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça
E Shtunë, 01.24.2015, 04:36pm (GMT+1)




Mijëra veta po marrin pjesë në një protestë në Prishtinë me moton "Jashtë Jablanoviç Trepça është e jona".

Protesta e sotme pasoi protestat e ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës kundër ministrit për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviç, i cili i kishte quajtur "egërsira" protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar.

Ministri Jablanoviç kishte kërkuar ndjesë për deklaratat e tj por protestuesit thanë se kërkim falja nuk mjafton. Ata kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të shkarkojë ministrin e tij, ndërkohë që kryeministri i cilësoi të pamatura komentet e ministrit Jablanoviç.

Protestuesit të organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, shoqata të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës e të mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare dhe një grup organizatash joqeveritare, bënë thirrje edhe kundër qasjes së qeverisë së Kosovës ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça në Mitrovicë.

Të hënën parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash, ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t'i hapet rrugë riorganizimit të Trepçës. Por, qeveria hoqi nga rendi i ditës çështjen e pronësisë mbi Trepçën, ndonëse kishte paralajmëruar që nëpërmjet ligjit ta shndërrojë atë ndërmarrje publike.

Qeveria e Kosovës tha se e ka shpëtuar Trepçën nga falimentimi i cili do të linte pa punë mijëra veta, meqë Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që  ajo të hyjë në procesin e likuidimit. Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit. Ajo tha se për Trepçën do të bëhet një ligj i veçantë dhe se ndryshimet kushtëzohen edhe nga borxhet prej 1 miliardë e 400 milionë eurosh  që ka ky kompleks.

Opozita akuzoi qeverinë për qeverinë për zmbrapsje para trysnisë së Beogradit i cili tha nuk do të pranojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës lidhur me kompleksin e minierave Trepça.

Beogradi ngulë këmbë se ai është pronari kryesor i Trepçës dhe se çështja e pronave duhet të jetë pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vazhdimi i të cilave pritet më 9 shkurt.

Kompleksi Trepça që ndodhet në Mitrovicë është i ndarë sikurse edhe vete qyteti. Minierat ndodhen në pjesën e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa shkritoret dhe kapacitetet tjera prodhuese në pjesën e banuar me shumicë serbe. Përfshirja e Trepçës në procesin e privatizimit është pamundësuar për shkak të pretendimeve serbe dhe shitjes së aksioneve të saj gjatë viteve të 90-ta, kur administrohej nga Beogradi.

Dikur Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e tetëdhjeta ku punonin mbi 20 mijë punëtorë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL (01.24.2015)
PATRIARKU ORTODOKS IRINEJ - SERBIA TË MOS HEQË DORË NGA KOSOVA EDHE ME KOSTON QË TË MOS HYJË KURRË NË BE (01.24.2015)
SEKRETARI I SHTETIT JOHN KERRY NË DAVOS - EKSTREMIZMI I DHUNSHËM NUK ËSHTË ISLAMIK (01.24.2015)
SOT NË PRISHTINË PROTESTOHET PËR TREPÇËN DHE KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.24.2015)
EKONOMIA SHQIPTARE PËRBALLË ZHVLERËSIMIT TË EUROS (01.24.2015)
ITALI-SHQIPËRI-SERBI TAKIM NË ROMË Ministrat e jashtëm të të tre vendeve takohen në kryeqytetin italian. Ministri i Jashtëm i Italisë Gentiloni: “Eshtë një sinjal i qartë dhe për Europën” (01.23.2015)
JAHJAGA - ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË NATO, VLERË E SHTUAR PËR SIGURINË RAJONALE (01.23.2015)
STOLTENBERG NË PRISHTINË - TERRORIZMI, KËRCËNIM PËR TË GJITHË (01.23.2015)
KOSOVA MIRATOI NË PARIM LIGJIN PËR PËRFSHIRJE NË LUFTËRA TË HUAJALigji pason shqetësimet për shtimin e numrit të qytetarëve të përfshirë në luftërat ne Lindjen e Mesme (01.23.2015)
JOZEFINA TOPALLI REAGON PËR LABORATORIN E KOKAINËS - SHQIPTARËT T'I DALIN ZOT VETES, VENDI ËSHTË NË RREZIK, KOHA NUK PRET (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]