E Mërkurë, 04.24.2024, 04:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROTESTUESIT NË PRISHTINË - 'ULTIMATUM' 48 ORË QEVERISË
Fotoreportazh nga Radio Evropa e Lirë

E Shtunë, 01.24.2015, 04:49pm (GMT+1)



Në emër të mijëra protestuesve të tubuar në qendër të Prishtinës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dhënë kryeministrit Isa Mustafa 48 orë afat për të shkarkuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Kurti i është drejtuar masës me fjalimin se do të pritet deri të hënën në orën 16:00, që Jabllanboviq të shkarkohet, kurse ka ftuar një protestë tjetër të martën më 27 janar, po në qendër të Prishtinës .

Mijëra njerëz kanë protestuar në qendër të Prishtinës me thirrjet Trepça është e jona, Jabllanoviq jashtë. Kjo protestë fillimisht ishte thirrur nga shoqata "Thirrjet e Nënave" dhe Lëvizja Vetëvendosje. Por, ajo po mbështetet edhe nga partitë tjera opozitare dhe organizata të ndryshme.

Qytetarët e ardhur nga të gjitha viset e Kosovës, u mblodhën fillimisht tek Biblioteka Kombëtare për të vazhduar më pas marshin para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Qytetarëve të tubuar, fillimisht u është drejtuar Nesrete Kumnova, nga shoqata Thirrjet e Nënave. Ajo tha se kjo protestë po e kundërshton fashizmin e Serbisë, e cila la mijëra të vrarë e të pagjetur, mbi 20 mijë femra të dhunuara dhe tani po i fyen nënat e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Fjalimi i Kumnovës u ndërpre disa herë me brohoritjet "Jashtë", të cilat i drejtoheshin ministrit serb, Jabllanoviq dhe ministrave tjerë të Listës Serbe, subjekt ky politik i krijuar nga Beogradi por që përfaqëson serbët e Kosovës në institucione.

Më pas, protestuesve u është drejtuar edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Sipas tij, protesta do të ishte edhe më masive, sikur policia e Kosovës të mos i bllokonte shumë autobus që të vinin nga qytete tjera për në Prishtinë.

Ai tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruara pasi që nuk ka dalë në mbrojtje të interesave të shtetit dhe qytetarëve të saj.

Protesta, sipas organizatorëve ka për qëllim nxjerrjen e Ligjit për Trepçën dhe shpalljen e këtij kombinati ndërmarrje publike.

Çështja e Trepçës, që llogaritet si një prej gjigantëve të zhvillimit ekonomik të Kosovës, është nxitur pas deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për të inicuar bisedime me Prishtinën në dialogun politik në Bruksel.

Thirrjet e vazhdueshme të protestuesve janë që Trepça është pasuri e Kosovës dhe askujt tjetër. Po ashtu, protestuesit kërkojnë edhe shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i ka quajtur "egërsira" nënat protestuese në Gjakovë.

Policia e Kosovës, në anën tjetër përmes një komunikate, ka thënë se është e gatshme për të garantuar sigurinë publike gjatë kësaj proteste e cila thuhet se nuk ishte paralajmëruar tek organet e rendit.

Përderisa protesta po zhvillohet, përveç numrit të madh të policisë, po vërehet edhe një helikopter duke fluturuar mbi zonën ku janë tubuar qytetarët.

Gjatë kohës sa mbaheshin fjalimet, por edhe pas përfundimit të protestës, një grup i protestuesve ka hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë, ku shihen dritare me xhama të thyer. Thyerjet e dritareve të ndërtesës së qeverisë janë raportuar si incidentet e kësaj proteste.rel




















www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - PROTESTË NË PRISHTINË Mijëra janë mbledhur në qendër të Prishtinës duke kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça (01.24.2015)
LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL (01.24.2015)
PATRIARKU ORTODOKS IRINEJ - SERBIA TË MOS HEQË DORË NGA KOSOVA EDHE ME KOSTON QË TË MOS HYJË KURRË NË BE (01.24.2015)
SEKRETARI I SHTETIT JOHN KERRY NË DAVOS - EKSTREMIZMI I DHUNSHËM NUK ËSHTË ISLAMIK (01.24.2015)
SOT NË PRISHTINË PROTESTOHET PËR TREPÇËN DHE KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.24.2015)
EKONOMIA SHQIPTARE PËRBALLË ZHVLERËSIMIT TË EUROS (01.24.2015)
ITALI-SHQIPËRI-SERBI TAKIM NË ROMË Ministrat e jashtëm të të tre vendeve takohen në kryeqytetin italian. Ministri i Jashtëm i Italisë Gentiloni: “Eshtë një sinjal i qartë dhe për Europën” (01.23.2015)
JAHJAGA - ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË NATO, VLERË E SHTUAR PËR SIGURINË RAJONALE (01.23.2015)
STOLTENBERG NË PRISHTINË - TERRORIZMI, KËRCËNIM PËR TË GJITHË (01.23.2015)
KOSOVA MIRATOI NË PARIM LIGJIN PËR PËRFSHIRJE NË LUFTËRA TË HUAJALigji pason shqetësimet për shtimin e numrit të qytetarëve të përfshirë në luftërat ne Lindjen e Mesme (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]