PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS KUNDËR PROTESTUESVE
E Shtunë, 01.24.2015, 05:51pm (GMT+1)
Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish, të cilët po hidhinin gurë dhe po i thyenin xhamat e dritareve ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky grup protestuesish ishte ndarë nga masa më e madhe, e cila protestoi me kërkesën për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.
Ndërhyrja ndodhi afërsisht pas gjysmë ore që kur ky grup njerëzish po hidhte gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Duke u larguar, protestuesit kanë demoluar edhe disa terraca të lokaleve në qendër të Prishtinës. rel
www.voal-online.ch
|