VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HARADINAJ FALËNDERON PROTESTUESIT - PAKËNAQËSIA PO RRITET, QEVERIA KA MBETUR PAKICË

E Shtunë, 01.24.2015, 05:58pm (GMT1)

 
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar në përfundim të protestës gjithëpopullore të thirrur në Prishtinë në Vetëvendosje dhe "Thirrjet e Nënave", duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në numër shumë të madh.


"Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë".

""Thirrjet e Nënave të Gjakovës", minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës".

"Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetë pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit", ka thënë Haradinaj.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.