VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMA PËRURON SHTËPINË E GJETHEVE Premton: Do hapim dosjet sipas modelit gjerman, do zbuloj tunelet e nëndheshme në Tiranë
E Shtunë, 01.24.2015, 06:18pm (GMT1)


TIRANË - "Do të hapim dosjet sipas modelit gjerman". Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit që i bëri publikisht projektit të kthimit në një muze të "Shtëpisë së Gjetheve" e njohur para viteve '90 si qendra famëkeqe e Sigurimit të Shtetit.

Duke folur për të kaluarën komuniste dhe rrjetin e infrastrukturës e të përgjimeve që kishte vendosur sistemi, Rama premtoi hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, duke thënë se procesi do të bëhet sipas modelit gjerman.

"Pjesë tjetër do të jetë edhe hapja e dosjeve që është kthyer në një projektligj të dorëzuar në Kuvend. Ky projekt do të bazohet në modelin gjerman, duke u bazuar në të shkuarën, por pa e përdorur të shkuarën për një luftë politike, por duke e vënë të shkuarën në dispozicion që kjo histori të jetë e papërsëritshme", deklaroi Rama.

(Në momentin që fliste, zhurmoi kambana e një kishe aty pranë dhe kryeministrit ndërpret fjalën dhe thotë, "˜..e shihni fjalë e vërtetë').

Sipas Ramës, Gjermania përbën një shembull unikal në historinë e njerëzimit me mënyrën si u përball me dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

"Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, askush nga optimistët nuk do mund ta imagjinonin se ai vend do kthehej nga vend i parë si burim kërcënimi për mbarë botën dhe pas kësaj Lufte, si burim inspirimi ekonomik për mbarë botën".


Lidhur me projektet për të zbuluar të kaluarën komuniste për sa i përket infrastrukturës së ngritur nga sistemi për përgjimet, Rama tha se shumë shpejt do të fillojë zbulimi i tuneleve të nëndheshme për qytetarët që ndodhen në qendër të Tiranës.

"Duke filluar nga qendra e Tiranës, duke vazhduar më tej duke prekur pikën tjetër të Pallatit Antiatomik të regjimit dhe për t'u shtrirë në formën e një rrjete merimange siç ishte e gjithë rrjeta e strukturës në Shqipëri, duke u kthyer në një labirinthin ku gjeneratat e reja mund të njihen me infrastrukturën fizike dhe filozofike të regjimit", deklaroi Rama.

"Pas pak vitesh do kemi muzealizuar krejt rrjetin e mbetur te kujteses se nënbotes se erret te diktatures komuniste", thekson Rama duke publikuar kete foto.

Më tej në rrjetin social, Facebook, Rama theksoi se "˜Rusia dhe Shqipëria të vetmet vende që s'kanë hapur dosjet e diktaturës! Më në fund edhe Shqipëria po e bën "ª#"ŽRilindje", shkruan Rama duke postuar dhe kete foto me dritaren e mbuluar me gjethe.bw
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.