E Enjte, 04.18.2024, 10:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PSE SERBIA NUK HEQ DORË NGA TERMI 'METOHIJA' I KISHËS ORTODOKSE

E Djelë, 01.25.2015, 09:08am (GMT+1)



Nocioni "Metohija", pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli 11-të dhe është term kishtar, ky nocion vazhdon edhe sot të përdoret në diskursin publik, formal dhe joformal, nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës që përfaqësojnë bashkësinë serbe.

Termin "Metohija", ata gjithmonë e përdorin si ndajshtesë kur përmendin Kosovën, duke iu adresuar si "Kosova dhe Metohija".

Përdorimi i këtij termi, jo rrallë, ka krijuar tensione verbale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Të parët shprehin mendimin se përdorimi i këtij termi nuk ofendon askënd dhe nuk ka tendencë politike, ndërkohë që të dytët, e përjetojnë si term tendencioz politik ndaj Kosovës.

Por, ekspertët e fushës së historisë dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, pajtohen lidhur me prejardhjen e termit "Metohija" dhe thonë se ky term, nënkupton hapësirën që sot në Kosovë është rajoni i Dukagjinit.

Igumeni Sava Janjiq nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, shpjegon prejardhjen e këtij termi.

"Pasuria kishtare në gjuhën greke thirret "metohion", në njëjës. "Metohion" në shumës theksohet "metohija". Do të thotë fjala "˜"metoh" përdoret edhe sot në Greqi dhe te ne, në terminologjinë e manastirit, për pronat e manastirit",
theksoi Janjiq.

Të njëjtin shpjegim, lidhur me "Metohija" e jep edhe Jahja Drançolli, profesor i historisë së mesjetës, në Departamentin e Historisë në Fakultetin Filozofik, të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, ky term daton që nga Kisha Bizantine në mesjetë dhe më pas ka kaluar në vendet që kanë qenë të ndikuara nga kjo kishë, sidomos pas shekullit 11-të.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, profesor Drançolli, thotë se, ky term apo kjo leksemë kishtare, në shekullin 18-të dhe 19-të është inkuadruar në konceptin gjeografik nga filologu i asaj kohe, Vuk Karaxhiqi, i cili njihet si reformues i gjuhës serbe dhe më pas sipas tij, edhe nga studiuesit e shkollës antropologjike serbe, në krye me Jovan Cvijiqin, kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në pjesën e parë të shekullit 20-të.

Por, sipas Drançollit, pavarësisht se ka pasur tendenca që ky term të politizohet që në pjesën e parë të shekullit 20-të, kjo ka ndodhur vetëm në mes të atij shekulli, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

"Nga viti 1945, ka evoluar edhe me koncept politik, ku një pjesë e Kosovës, do të thotë Rrafshi i Dukagjinit është quajtur me ketë emër (Metohija), për arsye se ka pasur mjaft kisha. Të gjitha këto kisha, normalisht, i kanë pasur tokat e veta. Mirëpo ato pasuri kanë qenë pasuri kishtare e jo pasuri politike dhe as pasuri gjeografike", tha profesor Drançolli.

Termi "Metohija", është hequr nga përdorimi në Kushtetutën e Kosovës, në vitin 1974, kur asokohe Kosova ishte Krahinë autonome në kuadër të Jugosllavisë.

Por, ky term është riaktualizuar sërish në vitet "˜90 të shekullit të kaluar, në kohën kur Slobodan Milosheviq, kishte marrë pushtetin në Serbi.

"Metohija", si ndajshtesë për emrin e Kosovës, përdoret edhe sot nga serbët. Madje, Kushtetuta e Serbisë, edhe sot përfshin në vete Kosovën, duke iu referuar si "Kosova dhe Metohija".

Kështu i referohen në diskursin publik, formal dhe joformal edhe politikanët serb në Kosovë, përfshirë edhe funksionarë në institucionet e larta të Kosovës.

Aleksandër Jablanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, thotë se ky term nuk është me tendencë të provokimit.

"Termi - Kosovë dhe Metohija - nuk ekziston për të ofenduar apo provokuar dikë. Ne si të tillë e përdorim që nga fëmijëria. Kështu na kanë mësuar në shkollë dhe kjo është diçka që nuk mund të harrohet brenda natës. Nëse dikujt i pengon një term që e përdorni, atëherë as që dua të mendoj se sa e pengon dhe se çfarë mund të bëj ose të mos bëj nesër", tha Jabllanoviq.

Igumeni Sava Janjiq, vlerëson se çështja e përdorimit të termit "Kosova dhe Metohija" nga serbët, nuk duhet të politizohet. Përkundrazi, sipas tij, duhet depolitizuar.

"Këto janë gjëra historike të caktuara që nuk do të duhej të shfrytëzohen në kontekstin politik. Sa i përket emërtimit "Kosovë dhe Metohi" ajo është edhe në përmbajtjen e Kushtetutës së Serbisë, madje edhe para luftës. Prandaj, që atëherë, daton zyrtarisht si emërtim për këtë hapësirë. Përndryshe, nuk ishte dashur që të politizohet ky nocion dhe ne përpiqemi që të mos e politizojmë', theksoi Janjiq.

Ai shtoi se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, termin "Metohija" e përdor si terminologji në dokumentet kishtare. Gjithashtu sipas tij, kjo kishë i respekton ligjet ekzistuese të Kosovës, të cilat gjithashtu e rregullojnë pozitën dhe të drejtat e saj, si dhe elementet mbrojtëse për kishën.

Ismajl Hasani, profesor i sociologjisë së religjionit dhe njohës i zhvillimeve dhe fenomeneve politike në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, në disa raste është më e matur në përdorimin e këtij termi, se sa qarqet, siç i quan ai, ultra-nacionaliste.

Përdorimi edhe sot i një termi kishtar, "Metohija" si ndajshtesë për Kosovën, sipas tij nuk është i rastësishëm.

"Tani, ky term përdoret për qëllime të caktuara, për të fuqizuar pjesën e rajonit të Dukagjinit, e që nuk bëhet rastësisht. Do të thotë, është e qëllimshme, për të ndërprerë të ashtuquajturin "rripin e vazhdueshëm" etnik shqiptar, që përfshin pjesën e Kosovës, Dukagjinin, Shqipërinë veriore dhe deri në jug të Shqipërisë, brigjet e detit Jon",
tha profesor Hasani.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Drançolli. Sipas tij, "Metohija'" , si ndajshtesë për emrin e Kosovës, është shpikje politike dhe jo shkencore.

"Dihet qartë se aspekti etnik në Kosovë është në favor të shqiptarëve, 90 për qind. Tash, në këtë kontekst, këto nocione, që paraqiten si recidiva të shekujve të kaluar, kanë këtë qëllim, ndarjen e Kosovës në dy pjesë", theksoi profesor Drançolli.

Por, ministri Jabllanoviq, shpreh mendimin se askush nuk duhet të ndjehet i ofenduar pse serbët, përfshirë edhe atë, i referohen Kosovës me ndajshtesën "Metohija".

"Nëse dikush që e dëgjon shprehjen "Metohija", e gjen veten të ofenduar, atëherë ai duhet të ndikoj në disa qarqe më të gjera, në mënyrë që në Serbinë qendrore, në shkolla të mos mësohet se kjo quhet Kosova dhe Metohija".


Në anën tjetër, profesor Hasani, vlerëson se përdorimi i termit "Metohija" nga qarqe të caktuara në Serbi dhe Kosovë, përfshirë edhe politikanët serb në institucione të Kosovës, nuk i takon sfondit të termeve pezhorative, të cilat nuk janë të pazakonta tek përdorimi i popujve të Ballkanit për njëri tjetrin.

"Përdorimi i termit "Metohi" nënkupton përpjekjen për ta relativizuar Kosovënsi entitet shtetëror, politik dhe administrativ, me të cilin mund të zëvendësohet ajo që është humbur, sepse, dikur qarkullonte fjala "˜Kosova, djep i serbizmit'. Ajo humbi dhe tani insistohet që në vend të saj të përdoret sa më tepër që është e mundur termi "Kosovë dhe Metohi'".

Ndryshe, eksperti i çështjeve juridike - kushtetuese, Riza Smaka, thotë se sipas Kushtetutës së Kosovës, emërtimi i vendit është Kosovë dhe jo "Kosovë dhe Metohija", siç përdoret në diskursin formal dhe publik nga ana e politikanëve serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

"Nuk përfillet rendi juridik elementar i shtetit sovran dhe faktikisht, të pranuar ndërkombëtarisht nga një numër impozant i vendeve. Këta janë qytetarë të vendit tonë dhe nuk e marrin për bazë realitetin, por në mënyrë arbitrare e konsiderojnë vendin tonë si "Kosovë dhe Metohi'".

Sidoqoftë, profesor Hasani, ka vlerësuar se Serbia insiston dhe do të insistojë edhe më tej, në përdorimin e termit "Metohija", në mënyrë të qëllimshme, për ta shënuar prezencën e saj, të paktën në mënyrë verbale, në Kosovë.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA PËRURON SHTËPINË E GJETHEVE Premton: Do hapim dosjet sipas modelit gjerman, do zbuloj tunelet e nëndheshme në Tiranë (01.24.2015)
HARADINAJ FALËNDERON PROTESTUESIT - PAKËNAQËSIA PO RRITET, QEVERIA KA MBETUR PAKICË (01.24.2015)
PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS KUNDËR PROTESTUESVE (01.24.2015)
PROTESTUESIT NË PRISHTINË - 'ULTIMATUM' 48 ORË QEVERISËFotoreportazh nga Radio Evropa e Lirë (01.24.2015)
Zëri i Amerikës - PROTESTË NË PRISHTINË Mijëra janë mbledhur në qendër të Prishtinës duke kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça (01.24.2015)
LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL (01.24.2015)
PATRIARKU ORTODOKS IRINEJ - SERBIA TË MOS HEQË DORË NGA KOSOVA EDHE ME KOSTON QË TË MOS HYJË KURRË NË BE (01.24.2015)
SEKRETARI I SHTETIT JOHN KERRY NË DAVOS - EKSTREMIZMI I DHUNSHËM NUK ËSHTË ISLAMIK (01.24.2015)
SOT NË PRISHTINË PROTESTOHET PËR TREPÇËN DHE KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.24.2015)
EKONOMIA SHQIPTARE PËRBALLË ZHVLERËSIMIT TË EUROS (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]