VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Facebook, MUSTAFA - MOS U FRIKËSONI NGA FJALËT E SERBISË, POR NGA ATA QË MANIPULOJNË EMOCIONET E QYTETARËVE

E Djelë, 01.25.2015, 09:55am (GMT1)


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që populli të mos ketë frikë nga fjalët që vijnë nga Serbia për tokën e Kosovës.

Sipas tij, ato janë vetëm fjalë, ndërsa toka është e jona. Ndërkaq, ai ka thënë se duhet të frikësohemi nga manipuluesit e emocioneve të qytetarëve për të shkatërruar demokracinë e vendit.

"Ata, që iu mbet merak me e dërguar Trepçën në likuidim, për t'i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve", ka thënë Mustafa.

"Pse kemi nevojë të thërrasim se "Trepça është e jona", kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?! Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi", ka theksuar kryeministri Isa Mustafa.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.