E Premte, 03.29.2024, 01:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MEDIA GJERMANE - JA SI E ZBULUAN HETUESIT TANË GRUPIN KOKAINA DHE LABORATORIN

E Djelë, 01.25.2015, 10:18am (GMT+1)


TIRANE - Prokuroria e Hanoverit në Gjermani ka bërë publike fakte të tjera për grupin e kokainës së sekuestruar në Shqipëri. Mediat gjermane shkruajnë se në një njoftim zyrtar të organit të akuzës, thuhet se laboratori i drogës në Xibrakë është zbuluar falë hetuesve nga Saksonia e Poshtme. Në mediat e huaja shkruhet se gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Hetuesit gjermanë, në njoftimin e bërë publik për mediat hedhin dyshime se laboratori funksiononte prej kohësh.

Mediat gjermane

Referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Hanoverit, mediat gjermane shkruajnë se nga operacioni policor në Shqipëri është arrestuar edhe një 46-vjeçar, që jetonte në Hameln të Gjermanisë, duke iu referuar Ilir Hysenit. Por, organi i akuzës gjermane bën me dije se mes bashkëpunëtorëve të grupit të kokainës është edhe një 47-vjeçar me banim në Holzminden, banesa e të cilit është kontrolluar nga policia, por pa dhënë detaje se kush është ky bashkëpunëtor. "He-tuesit kanë kapur 20 kg kokainë të pastër, disa armë zjarri, kartëmonedha të ndryshme në vlerën e rreth 400 mijë eurove. Mes të arrestuarve është edhe nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Banesat e 46-vjeçarit në Hameln dhe një bashkëpunëtori 47-vjeçar në Holzminden janë bastisur. Hetuesit e Saksonisë së Poshtme e kishin prej kohësh në shënjestër 46-vjeçarin, pasi mendohej se ishte anëtar i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës. Pas marrjes së informacionit se Shqipëria ishte qendra e tregtisë së drogës, u informuan autoritetet atje. Sipas të dhënave të tanishme, autorët e krimit e përzienin kokainën në Amerikën e Jugut me substanca të tjera të padëmshme dhe kur dorëzohej në Shqipëri, ajo nxirrej sërish. Laboratori i drogës ishte ndërtuar në një vend shumë të sigurt, në afërsi të një fshati në Elbasan, dhe kishte me sa duket muaj të tërë që funksiononte", thuhet në njoftimin e prokurorisë të publikuar në median gjermane "Kreiszeitung.de".

Grupi i kokainës

Burime pranë grupit hetimor në vendin tonë kanë dyshime se një nga drejtuesit e grupit të trafikimit të kokainës është pikërisht personi me emrin "Karlos", i cili ende nuk është identifikuar. Të njëjtat burime pohojnë se Karlosi ka qenë në laboratorin e Xibrakës disa ditë para se të bëhej operacioni policor, ku ka parë gjithë procesin e punës. Burime të sigurta për "GSH" bëjnë me dije se personi i ashtuquajtur Karlos, ka qenë drejtuesi i gjithë grupit dhe se ai ka parë nga afër gjithë procesin e përpunimit të kokainës në Xibrakë, por këto burime sqarojnë se Karlosi ka qenë në laborator disa ditë para se të bëhej operacioni policor. Ndërkohë, për një nga drejtuesit e tjerë të grupit, Ilir Hysenin, ose siç njihej ndryshe me emrin Bali Meta, nga Kanadaja vijnë informacionet se ai ka qenë në krye të një bande me 33 persona dhe se ka qenë në krye të 5 laboratorëve që përdoreshin për falsifikim dokumentesh. Dyshohet se Hyseni dhe njerëzit e tij vidhnin identitete personash dhe më pas i përdornin ato për dokumente dhe karta identiteti.
AURORA KOROMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Facebook, MUSTAFA - MOS U FRIKËSONI NGA FJALËT E SERBISË, POR NGA ATA QË MANIPULOJNË EMOCIONET E QYTETARËVE (01.25.2015)
VETËVENDOSJE - NJË GRUP I VOGËL PROTESTUESISH KA BËRË VEPRIME ME TË CILAT NE NUK PAJTOHEMI (01.25.2015)
PSE SERBIA NUK HEQ DORË NGA TERMI 'METOHIJA' I KISHËS ORTODOKSE (01.25.2015)
RAMA PËRURON SHTËPINË E GJETHEVE Premton: Do hapim dosjet sipas modelit gjerman, do zbuloj tunelet e nëndheshme në Tiranë (01.24.2015)
HARADINAJ FALËNDERON PROTESTUESIT - PAKËNAQËSIA PO RRITET, QEVERIA KA MBETUR PAKICË (01.24.2015)
PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS KUNDËR PROTESTUESVE (01.24.2015)
PROTESTUESIT NË PRISHTINË - 'ULTIMATUM' 48 ORË QEVERISËFotoreportazh nga Radio Evropa e Lirë (01.24.2015)
Zëri i Amerikës - PROTESTË NË PRISHTINË Mijëra janë mbledhur në qendër të Prishtinës duke kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepça (01.24.2015)
LAJIQI - PRONAT E SERBISË NË KOSOVË, NJË NGA TEMAT E RËNDËSISHME TË BISEDIMEVE NË BRUKSEL (01.24.2015)
PATRIARKU ORTODOKS IRINEJ - SERBIA TË MOS HEQË DORË NGA KOSOVA EDHE ME KOSTON QË TË MOS HYJË KURRË NË BE (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]