AAK E GATSHME TA VAZHDOJË PARTNERITETIN ME VV-në NË PROTESTË
E Djelë, 01.25.2015, 04:23pm (GMT+1)
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i habitur se si Qeveria aktuale po vazhdon t'i relativizojë problemet në kohën kur pakënaqësia e qytetarëve, sipas tij, është në kulm.
Me këtë rast, Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë që sa më parë të reflektojë, sa ka ende kohë.
Sipas tij, AAK është e gatshme për të vazhduar partneritetin e organizimit të protestës, "gjithmonë duke reflektuar karakterin paqësor e gjithëpopullor të saj".
"AAK dënon aktet vandale që ndodhën dje pas protestës paqësore, dhe fton qytetarët që të protestojmë bashkë, qetësisht e të civilizuar, deri atëherë kur fillon të respektohet interesi i popullit të Kosovës. Aleanca do të qëndrojë me popullin deri në fund", përfundon reagimi i AAK-së.kd
www.voal-online.ch
|