E Shtunë, 04.20.2024, 04:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA HODHI POSHTË ULTIMATUMIN - NESËR PROTESTA GJITHËPOPULLORE

E Hënë, 01.26.2015, 04:43pm (GMT+1)



Qeveria e Kosovës kishte në dispozicion kohën deri në përfundim të orarit të punës, që t'i përgjigjej ultimatumit të organizatorëve të protestës që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe ta kthejë në Kuvend ligjin që e shndërron "Trepçën" në ndërmarrje publike.

Ky ultimatum u dha të shtunën në fund të protestës gjithëpopullore, që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata "Thirrjet e Nënave", por që mori përkrahje edhe nga partitë e tjera opozitare.

Deri tash Qeveria nuk iu përgjigj ultimatumit pasi nuk bëri asnjë hap në drejtim të shkarkimit të Aleksandër jabllanoviqit dhe asnjë lëvizje rreth "Trepçës".

Megjithëse dje zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, paralajmëroi se do të bisedohet me Jabllanoviqin, një gjë e tillë duket se nuk ka ngjarë.

Tani është radha e protestuesve, përkatësisht e organizatorëve të protestës.

Ata për nesër, në orën 12.00, kanë paralajmëruar një protestë tjetër gjithëpopullore.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së 10-të të kabinetit qeveritar, ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton respekton të drejtën e protestës si një e drejtë e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar.

Qeveria, sipas tij, konsideron se vendi po ballafaqohet me shumë probleme zhvillimore, të papunësisë së lartë dhe varfërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat duhet të adresohen me prioritet, prandaj i vlerëson edhe shqetësimet e qytetarëve.

Këto shqetësime, ka thënë Mustafa, Qeveria i ka vendosur në agjendën e prioriteteve dhe do të punojë më shumë përkushtim që t'i realizojë gjatë mandatit të saj.

"Qeveria e konsideron shumë të rëndësishme ndërtimin e raporteve dhe besimit reciprok ndërmjet të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe me të gjithë pjesëtarët e grupeve etnike dhe fetare dhe domosdoshmërinë që institucionet demokratike ta ushtrojnë sovranitetin kushtetues në tërë territorin e vendit. Republika e Kosovës me demokraci parlamentare, institucionet qeverisëse i ndërton mbi votën e lirë të qytetarëve, prandaj vetëm vota e lirë vendosë mbi legjitimitetin e këtyre institucioneve. E konsiderojmë të papranueshme dhe jo kushtetuese çdo tentativë që Parlamenti i Kosovës të zhvendoset dhe të zëvendësohet me parlament të shesheve", ka theksuar Mustafa.

Sipas kreut të ekzekutivit, zgjidhja institucionale është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

"Qeveria i garanton qytetarët se për të gjitha pasuritë e saj, do të vendosin institucionet e Republikës së Kosovës, të dala nga vota e lirë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëpërmes një konsensusi të gjerë politik, institucional dhe shoqëror", theksoi kryeministri Mustafa.

Tutje, Mustafa tha se "Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron të papranueshme dhe i dënon ashpër aktet vandale të disa protestuesve ndaj policisë, objekteve qeveritare, pronave private, përfaqësive diplomatike dhe mbi të gjitha dhunën fizike ndaj qytetarëve të Kosovës".

"Qeveria konsideron se sjelljet e manifestuara nga disa protestues nuk pasqyrojnë kulturën tonë demokratike. Qeveria kërkon nga organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi për aktet vandale", u shpreh Mustafa.

Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka ftuar qytetarët e Kosovës, për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë.

"Deklaratat individuale nuk mund të shërbejnë si pretekst për të eskaluar situata. Eskalimi i situatës iu konvenon vetëm armiqve të Kosovës dhe e dëmton rrugën e saj për zhvillim dhe drejt integrimeve evropiane", tha kryeministri.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vazhduar Mustafa, shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por po ashtu shpreh vendosmërinë që mos të lejoj askënd që për synime politike të rrezikojë dhe dëmtojë pronën publike dhe institucionet e shtetit.

"Qeveria kërkon nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë, të ndërmerr masa ndaj gjithë atyre që shfrytëzuan protestën e së shtunës për të cenuar dhe dëmtuar institucionet e vendit dhe pasurinë e tyre. Kërkon nga policia dhe institucionet e tjera të vendit që mbi bazë të ligjit dhe Kushtetutës të ruajnë këto institucione dhe qytetarët tanë", shtoi më tej kreu i ekzekutivit.

Mustafa ka kërkuar nga subjektet politike dhe liderët e tyre, që synimet dhe ambiciet e tyre politike t'i realizojnë përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike "e jo të shfrytëzojnë pretekste të ndryshme, përfshirë edhe deklaratat e pamatura të qeveritarëve, për të arritur qëllime politike në mënyrë jodemokratike".

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se Qeveria që ai drejton do të bashkëpunojë me të gjitha partitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

"Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, për të forcuar sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në sa më shumë mekanizma ndërkombëtarë, ndërsa në planin e brendshëm fokusi ynë do të jetë ekonomia dhe forcimi i shtetit të së drejtës", tha në fjalimin e tij, Mustafa.

Në fund, kreu i ekzekutivit kosovar tha se Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, cenojnë institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private, dhe veçmas sigurinë dhe jetën e qytetarëve të saj.kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OPOZITA KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR JABLLANOVIÇIN DHE TREPÇËN (01.26.2015)
PETICION KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR HAPJEN E DOSJEVE - E NËNSHKRUAN EDHE ZËVENDËSPRESIDENTJA E PARLAMENTIT EVROPIANPeticioni fillon  me emrin e shkrimtares nobeliste Herta Müller (01.26.2015)
Gazeta Shqiptare, HAHN - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, PRESIM HETIME DHE DËNIME NË TË GJITHA NIVELET (01.26.2015)
SOT QEVERISË I SKADON AFATI I CAKTUAR NGA PROTESTUESIT NË PRISHTINË (01.26.2015)
PËR TRE VJET - 400 MJEKË KANË IKUR NGA KOSOVA (01.26.2015)
TREPÇA KA VLERË 2 TRILIONË DOLLARË, PRANDAJ SERBIA NUK HEQ DORË PREJ SAJ (01.26.2015)
YMERI - MUSTAFA FALSIFIKUES, I DORËZUAR, I NËNSHTRUAR DHE GËNJESHTAR (01.25.2015)
AAK E GATSHME TA VAZHDOJË PARTNERITETIN ME VV-në NË PROTESTË (01.25.2015)
PRISHTINË - POLEMIKA TË NESËRMEN E PROTESTËS SË MADHE (01.25.2015)
MEDIA GJERMANE - JA SI E ZBULUAN HETUESIT TANË GRUPIN KOKAINA DHE LABORATORIN (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]