E Premte, 04.26.2024, 12:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EULEX NGRE AKTAKUZË NDAJ PESË TË DYSHUARVE PËR TERRORIZËM

E Hënë, 01.26.2015, 05:03pm (GMT+1)


Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur një aktakuzë ndaj pesë të pandehurve të cilët akuzohen për vepra të ndryshme që lidhen me terrorizmin.

Misioni EULEX, përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se pesë të pandehurit dyshohen për pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulm të rëndë në territorin e Kosovës si dhe për kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Republikës Arabe të Sirisë.

Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke bërë përpjekje për të blerë një sasi të armëve dhe municionit.

Ata dyshohet se i kanë sulmuar dy misionare të krishtera nga Shtetet e Bashkuara.

Dy shtetaset amerikane shërbenin si misionare të Kishës së Jezusit të Shenjtë të Ditës së Fundit dhe ishin pjesë e një misioni me seli në Tiranë në kuadër të Misionit të Adriatikut Jugor, i cili përfshin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Dy të dëmtuarat, dëshminë e tyre e kanë dhënë në shkurt të vitit të kaluar përmes video-lidhjeve. Të dyshuarit janë arrestuar në nëntor të vitit 2013.

Hetimi sipas komunikatës, ka zgjatur 14 muaj, kohë gjatë së cilës janë kryer analizat forenzike të dëshmive nga ana e Agjencisë së Forenzikës të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA HODHI POSHTË ULTIMATUMIN - NESËR PROTESTA GJITHËPOPULLORE (01.26.2015)
OPOZITA KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR JABLLANOVIÇIN DHE TREPÇËN (01.26.2015)
PETICION KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR HAPJEN E DOSJEVE - E NËNSHKRUAN EDHE ZËVENDËSPRESIDENTJA E PARLAMENTIT EVROPIANPeticioni fillon  me emrin e shkrimtares nobeliste Herta Müller (01.26.2015)
Gazeta Shqiptare, HAHN - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, PRESIM HETIME DHE DËNIME NË TË GJITHA NIVELET (01.26.2015)
SOT QEVERISË I SKADON AFATI I CAKTUAR NGA PROTESTUESIT NË PRISHTINË (01.26.2015)
PËR TRE VJET - 400 MJEKË KANË IKUR NGA KOSOVA (01.26.2015)
TREPÇA KA VLERË 2 TRILIONË DOLLARË, PRANDAJ SERBIA NUK HEQ DORË PREJ SAJ (01.26.2015)
YMERI - MUSTAFA FALSIFIKUES, I DORËZUAR, I NËNSHTRUAR DHE GËNJESHTAR (01.25.2015)
AAK E GATSHME TA VAZHDOJË PARTNERITETIN ME VV-në NË PROTESTË (01.25.2015)
PRISHTINË - POLEMIKA TË NESËRMEN E PROTESTËS SË MADHE (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]