VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FACEBOOK - HARADINAJ FTON QYTETARËT NË PROTESTA

E Hënë, 01.26.2015, 08:42pm (GMT1)


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që të protestojnë nesër në ora 12:00 në Prishtinë.

Opozita ka thënë se do të protestojë pasi kryeministri Isa Mustafa nuk i është përgjigjur ultimatumit të saj për të shkarkuar ministrin Aleksandar Jabllanoviq dhe për të sjellë në Kuvend ligjin që e bën Trepçën ndërmarrje të veçantë publike.

Haradinaj ka thënë se "nesër do të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht".

"Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t'ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!",
ka shkruar Haradinaj në Facebook.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.