E Mërkurë, 04.24.2024, 04:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI RAMA KOMENTOI ZGJEDHJET E GREQISË DHE ZHVILLIMET NË SHQIPËRI

E Martë, 01.27.2015, 07:41am (GMT+1)



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama uroi me një mesazh kyeministrin e ri grek Tsipras, i cili sapo ftoi zgjedhjet në Athinë. Zoti Rama deklaroi gjatë një bisede televizive në televizionin Top Channel se fitorja e Tsipras "është një zgjedhje e lirë e popullit grek, për shkak të një stërlodhjeje nga politika shumë e shtrënguar monetare dhe njëkohësisht edhe nga një klasë politike që u ezaurua për shkak të krizës që provokoi vetë në vite dhe sot, si majtas dhe djathtas, flas për të majtën e të djathtën tradicionale, paguan faturën e asaj që mbolli për vite të tëra buzuqi".

Nga ana tjetër, zoti Rama tha se miku i tij Papandreu pati fatkeqësinë të gjendej në krye të vendit në një moment kur nuk mbante më asnjë pikë ujë pilafi i madh grek, i gatuar me vite të tëra mashtrimesh statistikore dhe mbingarkese të burokracisë, plus edhe abuzime të mëdha.

Lidhur me zhvillmet e brendshme politike, kryeministri Rama foli edhe për marrëdhëniet e tij me opozitën dhe presidenti Bujar Nishani. Ai tha se shumica synon të hapë një faqe të re në historinë e marrëdhënie institucionale mes Qeverisë dhe Presidentit. "Kemi pasur kapituj jashtëzakonisht të shëmtuar ku nga selia e qeverisë është qëlluar me baltë mbi figurën e Presidentit, gjë që është tërësisht e pamundur të imagjinohet në një vend europian. Sot kemi një President që qëllon Qeverinë, herë me baltë, herë me pambuk. Por ne duam t'i japim fund kësaj kulture bashkëjetese dhe bashkëpunimi mes institucioneve" - theksoi zoti Rama, duke shtuar se shumica nuk është e detyruar të bjerë dakord për çdo gjë me Presidentin, por ndjen detyrën të jetë etike në marrëdhënie me të, si një institucion dhe figurë qendrore, kushtetuese të shtetit.

Ai tha se vërtet nuk ka rënë rasti t'i jap dorën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por nuk e ka problem ta bëjë këtë. "Nuk ka të krahasuar raporti institucional dhe kushtetues me autoritetin e kreut të shtetit, me raportin me kryetarin e opozitës, apo mes kryetarit të opozitës dhe Kryeministrit. Janë gjëra të ndryshme" - tha ai.

Lidhur me punën e policisë, zoti Rama theksoi se qeveria është krenare që brenda një viti e ktheu Shqipërinë nga një vend të njollosur, që prodhonte drogë ditën për diell, në një vend që sot admirohet nga partnerët ndërkombëtarë për luftën e vendosur kundër krimit dhe kundër drogës, në mënyrë të veçantë. Laboratori i përpunimit të drogës në Elbasan, sipas tij, është u zbulua nga policia shqiptare, por për paradoks, qeveria akuzohet pse po kap drogën, dhe akuzohet si bashkëfajtore me trafikantët pse po i kap ata.

"Edhe sikur ata të ishin pjesë e familjes sonë politike, apo edhe pjesë e parlamentit, unë do të isha dyfish krenar që Qeveria dhe Policia e Shtetit nuk bën dallime dhe nuk fal askënd, nuk kërcënojnë dëshmitarët që të mos dëshmojnë, siç ndodhte deri dje, por kush i del përpara ballafaqohet dhe i vë prangat" tha kryeministri i Shqipërisë.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2015 Index of Economic Freedom - SHQIPËRIA SHËNON RËNIE TË LIRISË EKONOMIKE Vlerësimet më të ulta Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës (01.27.2015)
KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR - 27 JANARIPoemë nga VISAR ZHITI (01.27.2015)
FACEBOOK - HARADINAJ FTON QYTETARËT NË PROTESTA (01.26.2015)
EULEX NGRE AKTAKUZË NDAJ PESË TË DYSHUARVE PËR TERRORIZËM (01.26.2015)
QEVERIA HODHI POSHTË ULTIMATUMIN - NESËR PROTESTA GJITHËPOPULLORE (01.26.2015)
OPOZITA KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR JABLLANOVIÇIN DHE TREPÇËN (01.26.2015)
PETICION KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR HAPJEN E DOSJEVE - E NËNSHKRUAN EDHE ZËVENDËSPRESIDENTJA E PARLAMENTIT EVROPIANPeticioni fillon  me emrin e shkrimtares nobeliste Herta Müller (01.26.2015)
Gazeta Shqiptare, HAHN - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, PRESIM HETIME DHE DËNIME NË TË GJITHA NIVELET (01.26.2015)
SOT QEVERISË I SKADON AFATI I CAKTUAR NGA PROTESTUESIT NË PRISHTINË (01.26.2015)
PËR TRE VJET - 400 MJEKË KANË IKUR NGA KOSOVA (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]