OPOZITA PROTESTON SOT NË PRISHTINË
E Martë, 01.27.2015, 07:47am (GMT+1)
Protestat e së shtunës në Prishtinë
Partitë opozitare në Kosovë kanë thirrur për sot protestë për, siç kanë thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.
Protesta do të nisë në orën 12:00 në Prishtinë. Ajo vjen pasi kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar ultimatumin e opozitës për të përmbushur kërkesat në fjalë.
Për të njëjtat qëllime është protestuar edhe të shtunën.
Ministri Jabllanoviq i ka quajtuar "egërsira" nënat protestuese në Gjakovë, edhe pse, ditë më parë, ka kërkuar falje për komentet e tij.rel
www.voal-online.ch
|