VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRISHTINË - DEPUTETËT SERBË THONË SE FAK-u DUHET DISKUTUAR NË BRUKSEL

E Martë, 01.27.2015, 07:56am (GMT1)


Përfaqësues të pranisë ndërkombëtare sikurse edhe diplomatë të shteteve perëndimore kanë shprehur interesim lidhur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, ndërkohë që nga vendimmarrësit janë njoftuar se Qeveria ende nuk e ka dërguar pakon ligjore në Kuvend.

Madje, sipas një plani të Ministrisë së FSK-së, pakoja ligjore për themelimin e FAK-ut nuk pritet të shkojë në Kuvend deri në fund të muajit mars.

Por pavarësisht kësaj, deputetët nga Lista Serbe kërkojnë që në proces të përfshihet edhe shteti i Serbisë, përkatësisht që çështja të shtrohet në dialogun Prishtinë - Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli...kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.