VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILLOI PROTESTA NË PRISHTINË

E Martë, 01.27.2015, 12:45pm (GMT1)



Në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik "Trepça" si ndërmarrje e veçantë publike.

Protesta po mbahet afër Qeverisë së Kosovës, përreth së cilës janë vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkojnë heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thonë, të drejtën për të protestuar.

Edhe kësaj radhe protestuesit po thërrasin "Trepça është e jona", "Jabllanoviq jashtë".

Ndryshe, Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.

Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një "ultimatum" dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.