VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KTV - NJË PROTES I ARRESTUAR, TË LËNDUAR NJË PROTESTUES DHE NJË POLIC

E Martë, 01.27.2015, 01:09pm (GMT1)


Gazetari i KTV-së ka raportuar të ketë parë një polic duke e tërhequr zvarrë kolegët e tij pasi kishte pësuar lëndime të rënda. Ndërkaq, më parë, në bazë të pamjeve të KTV-së, është parë të ketë ndodhur së paku një arrestim nga Policia e Kosovës.

Ai u fut brenda ndërtesës së Qeverisë.

_______________________________

Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

(13:25) - Gaz lotsjellës ndaj protestusve është përdorur për të shpërndarë turmat që po tentonin të thyenin kordonin e Policisë dhe të depërtonin tek rrethojat e ndërtesës së qeverisë.

Në pamjet e KTV-së nga protesta, shihet teksa policia ka ndihmuar një protestues të prekur nga gazi lotsjellës

_____________________________

Nis përleshja mes protestuesve dhe Policisë - gaz lotsjellës ndaj protestuesve

(12:45) - Pas ultimatumit të dhënë nga Vetëvendosje për heqje të barrikadave nga policia prej 15 minutash, dhe pas përfundimit të këtij afati, protestuesit kanë nisur të përleshen me policinë.

Ata kanë nisur të hedhin gjësende në drejtim të forcave të rendit që janë pozicionuar para ndërtesës së qeverisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë ndërhyrë.

Protestuesit kanë thyer një pjesë të barrikadës, mirëpo, menjëherë policia ka ndërhyrë për të bllokuar qasjen e tyre.

Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që të mos i sulmojë qytetarët.

Pak sekonda më parë, ka nisur edhe prëdorimi i gazit lotsjellës nga ana e Policisë, për shkak se protestuesit dhunshëm tentuan të thyenin kordonin e policisë. 

______________________________

Vetëvendosje ultimatum Policisë për heqjen e rrethojave [video]

(12:28) - Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t'i heq rrethojat për 15 minuta dhe të futet brenda grilave të objektit të Qeverisë pasi që, siç tha Dardan Molliqaj, protesta do të jetë e qetë.

______________________________

Nëna e dëshmorit falënderon pjesëmarrësit në protestë

Sanije Berisha, nëna e një dëshmori nga Gjakova, ka folur në emër të organizatës "Thirrjet e Nënave", duke thënë se i vjen mirë që ka kaq shumë nëna dhe pjesëmarrës tjerë në këtë protestë kundër fjalëve të Jabllanoviqit.

© KOHA.net

___________________________

Vetëvendosje me binë të improvizuar në shesh

(12:13) - Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë një binë të improvizuar në një kamionetë pasi që, siç u raportuar më herët nga vetë kjo Lëvizje, Policia ua kishte konfiskuar pajisjet dhe kishe bllokuar ndërtimin e binës në sheshin "Skënderbeu".

© KOHA.net

________________________________

Nis tubimi i protestuesve [video]

Protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në tubimin e organizuar në shesh kundër Jabllanoviqit dhe për "Trepçën", kanë nisur të vijnë në mënyrë të organizuar.

Protestuesit po marshojnë me thirrje të ndryshme, si: "UÇK", "Trepça", "Mitrovica", "Isën e japim, Trepçën s'e Japim", etj..

Koha.net ju sjell disa video.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.