E Shtunë, 04.20.2024, 08:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROTESTË E FUQISHME NË PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZIN LOTSJELLËS DHE TOPIN E UJIT
Fotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË

E Martë, 01.27.2015, 02:49pm (GMT+1)



Përditësimi i fundit: 27.01.2015 14:38

Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në afërsi të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Forcat e rendit po përpiqen të largojnë protestuesit, të cilët kohë pas kohe po bëjnë përpjekje të rikthehen në afërsi të qeverisë.

Edhe protestuesit shihen teksa hedhin gjësende në drejtim të policisë.

Njësitet speciale të policisë janë vendosur edhe në rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë.

Në një komunikatë për opinion, policia e Kosovës ka njoftuar se "rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët, duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t'i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme".

Policia e Kosovës u "bën thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve".

Protesta kishte nisur në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik "Trepça" si ndërmarrje e veçantë publike.

Përreth qeverisë ishin vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkonin që në fillim të nisjes së protestës heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thanë, të drejtën për të protestuar.

"Sheshi është i yni, jo i qeverisë", "Trepça është e jona", "Jabllanoviq jashtë", "Hiqni barrikadat", "Poshtë Qeveria", ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve.

Ndryshe, Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.

Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një "ultimatum" dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.

Qeveria e Kosovës nuk iu është përgjigjur kërkesave të parashtruara.










www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTV - NJË PROTES I ARRESTUAR, TË LËNDUAR NJË PROTESTUES DHE NJË POLIC (01.27.2015)
FILLOI PROTESTA NË PRISHTINË (01.27.2015)
PRISHTINË - DEPUTETËT SERBË THONË SE FAK-u DUHET DISKUTUAR NË BRUKSEL (01.27.2015)
OPOZITA PROTESTON SOT NË PRISHTINË (01.27.2015)
KRYEMINISTRI RAMA KOMENTOI ZGJEDHJET E GREQISË DHE ZHVILLIMET NË SHQIPËRI (01.27.2015)
2015 Index of Economic Freedom - SHQIPËRIA SHËNON RËNIE TË LIRISË EKONOMIKE Vlerësimet më të ulta Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës (01.27.2015)
KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR - 27 JANARIPoemë nga VISAR ZHITI (01.27.2015)
FACEBOOK - HARADINAJ FTON QYTETARËT NË PROTESTA (01.26.2015)
EULEX NGRE AKTAKUZË NDAJ PESË TË DYSHUARVE PËR TERRORIZËM (01.26.2015)
QEVERIA HODHI POSHTË ULTIMATUMIN - NESËR PROTESTA GJITHËPOPULLORE (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]