E Premte, 03.29.2024, 08:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - PROTESTË ME TENSIONE NË PRISHTINË Përleshje të rrepta po përshkojnë një protestë me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepçës
E Martë, 01.27.2015, 03:02pm (GMT+1)




Policia e Kosovës po përdor gazin lotsjellës dhe "topa" uji për të shpërndarë një protestë në Prishtinë me moton "Jashtë Jablanoviç Trepça është e jona", në të cilën po marrin pjesë mijëra veta. Grupe protestuesish po hedhin gurë e gjësende të forta mbi policinë.

Korrespondentet thonë se ka dhjetëra protestues dhe policë të lënduar si dhe njw numër tw arrestuarish.

"‹"‹Megjithatë në qendër të qytetit po vazhdon protesta e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje e mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare, me kërkesën për shkarkimin e ministrit për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviç dhe qartësimin e statusit të kompleksit të minierave Trepça.

Qeveria e Kosovës nuk përmbushi "ultimatumin" e shtruar në protestën e së shtunës, që këto kërkesa të përmbushen deri të hënën në orën 16.

Qeveria tha se respekton të drejtën e protestës si një e drejtë e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar, por theksoi se zgjidhjet institucionale janë të vetmet zgjidhje të qëndrueshme, duke kundërshtuar sic thuhet, "cdo përpjekje që parlamenti i Kosovës të zhvendoset dhe të zëvendësohet me parlament të shesheve".

Shume qytete të Kosovë u përfshinë në protesta gjatë ditëve të fundit kundër ministrit për komunitete dhe kthim, Aleksandër Jablanoviç, i cili i kishte quajtur "egërsira" protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar. Ai kërkoi falje për deklaratën, port protestuesit thanë se kërkim falja nuk mjafton.

Qeveria ritheksoi se fati i kompleksit të minierave Trepça sikurse edhe të gjitha pasurive tjera të Kosovës, do të vendoset nga institucionet e saj.

Të hënën e kaluar parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t'i hapet rrugë riorganizimit të Trepçës. Por, qeveria hoqi dorë nga synimi për ta shndërruar Trepçën në ndërmarrje publike. Ajo tha se e ka shpëtuar Trepçën nga falimentimi, meqë Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që  ajo të hyjë në procesin e likuidimit. Ajo tha se për Trepçën do të bëhet një ligj i veçantë dhe se ndryshimet kushtëzohen edhe nga borxhet prej 1 miliardë e 400 milionë eurosh  që ka ky kompleks. Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit

Opozita akuzoi qeverinë për zmbrapsje para trysnisë së Beogradit i cili tha nuk do të pranojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës lidhur me kompleksin e minierave Trepça.

Beogradi ngulë këmbë se ai është pronari kryesor i Trepçës dhe se çështja e pronave duhet të jetë pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vazhdimi i të cilave pritet më 9 shkurt.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROTESTË E FUQISHME NË PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZIN LOTSJELLËS DHE TOPIN E UJITFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.27.2015)
KTV - NJË PROTES I ARRESTUAR, TË LËNDUAR NJË PROTESTUES DHE NJË POLIC (01.27.2015)
FILLOI PROTESTA NË PRISHTINË (01.27.2015)
PRISHTINË - DEPUTETËT SERBË THONË SE FAK-u DUHET DISKUTUAR NË BRUKSEL (01.27.2015)
OPOZITA PROTESTON SOT NË PRISHTINË (01.27.2015)
KRYEMINISTRI RAMA KOMENTOI ZGJEDHJET E GREQISË DHE ZHVILLIMET NË SHQIPËRI (01.27.2015)
2015 Index of Economic Freedom - SHQIPËRIA SHËNON RËNIE TË LIRISË EKONOMIKE Vlerësimet më të ulta Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës (01.27.2015)
KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR - 27 JANARIPoemë nga VISAR ZHITI (01.27.2015)
FACEBOOK - HARADINAJ FTON QYTETARËT NË PROTESTA (01.26.2015)
EULEX NGRE AKTAKUZË NDAJ PESË TË DYSHUARVE PËR TERRORIZËM (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]