E Enjte, 04.25.2024, 02:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAHJAGA KËRKON FILLIMIN E DIALOGUT MES OPOZITËS DHE QEVERISË

E Martë, 01.27.2015, 04:36pm (GMT+1)


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, si dhe për reflektim.

Apeli vjen pas eskalimit të protestës së sotme të opozitës, e cila ka bërë thirrje për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje e veçantë publike.

Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër tyre.

"Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme", ka thënë presidentja Jahjaga.

"Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe për sigurinë e secilit qytetar të vendit. Ajo është Policia jonë", ka shtuar Jahjaga përmes një deklarate dërguar mediave.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të të gjitha partive në vend, përfshirë pozitën dhe opozitën, që të rinisin dialogun ndërmjet vete dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke e ndërprerë "këtë cikël të dhunës në rrugë".

"Kërkoj gjithashtu nga liderët politikë të vendit nga i gjithë spektri politik, të distancohen nga aktet e dhunës që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë të ri", ka thënë Jahjaga.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - PROTESTË ME TENSIONE NË PRISHTINË Përleshje të rrepta po përshkojnë një protestë me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepçës (01.27.2015)
PROTESTË E FUQISHME NË PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZIN LOTSJELLËS DHE TOPIN E UJITFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.27.2015)
KTV - NJË PROTES I ARRESTUAR, TË LËNDUAR NJË PROTESTUES DHE NJË POLIC (01.27.2015)
FILLOI PROTESTA NË PRISHTINË (01.27.2015)
PRISHTINË - DEPUTETËT SERBË THONË SE FAK-u DUHET DISKUTUAR NË BRUKSEL (01.27.2015)
OPOZITA PROTESTON SOT NË PRISHTINË (01.27.2015)
KRYEMINISTRI RAMA KOMENTOI ZGJEDHJET E GREQISË DHE ZHVILLIMET NË SHQIPËRI (01.27.2015)
2015 Index of Economic Freedom - SHQIPËRIA SHËNON RËNIE TË LIRISË EKONOMIKE Vlerësimet më të ulta Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës (01.27.2015)
KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR - 27 JANARIPoemë nga VISAR ZHITI (01.27.2015)
FACEBOOK - HARADINAJ FTON QYTETARËT NË PROTESTA (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]